Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Njësia numër 6 do të diskutohet para zgjedhjeve parlamentare

KSHZ: Njësia numër 6 do të diskutohet para zgjedhjeve parlamentare

Shkup, 20 Shkurt – Reagimi i PDSH-së për padrejtësi ndaj Njësisë Zgjedhore numër 6, është hedhur poshtë nga nënkryetari i KSHZ-së Saubi Jakupi, duke shtuar se ky institucion për momentin është fokusuar në zgjedhjet presidenciale, të cilat mbahen ne një njësi zgjedhore.

Jakupi tha se çështjen e ngritur nga PDSH-ja, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do ta shqyrtojë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

‘Ne si KSHZ nuk jemi duke bërë këtë llogari, për shkak se ne jemi të fokusuar në zgjedhjet presidenciale dhe ju e dini se për zgjedhjet presidenciale është një njësi zgjedhore. Në qoftë se në të ardhmen kur do të ketë zgjedhje parlamentare, atëherë normal që do të jemi të fokusuar dhe jemi kompetent që të hapim edhe çështjen e minus plus për qind, a është Kodi zgjedhor në harmoni me këtë, numri i votuesve dhe me siguri që ne do të informojmë në ministrinë e drejtësisë me kohë, se ka apo jo shkelje të kësaj natyre’, tha Saubi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Një ditë më herët PDSH-ja reagoi ndaj shpërndarjes së votave nëpër njësitë zgjedhore duke kërkuar tejkalimin e kësaj padrejtësie që i bëhet njësisë zgjedhore numër 6 e cila ka mbi 30 mijë vota më shumë se sa në njësitë zgjedhore 3 dhe 4. Sipas PDSH-së, ky numër i votave në këtë njësi zgjedhore shkel edhe kodin zgjedhor pasi tejkalon mesataren ligjore prej plus minus 5 për qind. Në këtë drejtim nga partia e Thaçit kërkojnë edhe angazhimin e OSBE – ODIHR për tejkalimin e kësaj padrejtësie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *