Home / Lajme / Maqedoni / Largohen shitësit rreth e rrotull tregut (VIDEO)

Largohen shitësit rreth e rrotull tregut (VIDEO)

Tetovë, 10 shkurt – Tregu i gjelbërt në Tetovë rreth e rrotull vite me radhë është përplot me shitës të ndryshëm.

Trotuare të zëna dhe rrugë pjesërisht të uzurpuara me mallra të ndryshëm jo vetëm që kanë penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve por edhe të automjeteve. Me qëllim që të lirohen këta hapësira me vendim të komunës së Tetovës ka filluar largimi i tezgave nga trotuaret.

Nga komuna e Tetovës theksuan se ky aksion është që të bëhet sistemimi i këtyre shitësve në brendi të tregut. “. Të njejtit kanë penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve nëpër trotuare por në disa vende edhe rruga ka qenë e zënë për automjete. Shitësit kanë qenë të paralajmëruar për këtë aksion dhe i njejti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim derisa të gjithë veprimtaritë tregtare që kryhen në trotuare të largohen nga hapësirat rreth e rrotull tregut të gjelbërt në Tetovë”, njoftojnë nga zyra për informim në komunën e Tetovës.

Opinionet e në lidhje me largimin e këtyre tezgave dhe mallrave të ekspozuara nëpër trotuare është pritur pozitivisht nga shumica e qytetarëve dhe tregtarëve të larguar por ka edhe të tillë të cilët nuk janë të kënaqur me këtë aksion duke thënë se me këtë do të zvogëlohet vëllimi i veprimtarisë së tyre.

Ajo që Televizioni Koha vërejti në brendi të tregut të gjelbërt ky treg edhe pse emrine e ka tregu i gjelbërt ka shumë më pak shitës të pemëve dhe perimeve dhe ka më shumë tezga ku shiten mallra të ndryshme si tekstil, atlete, materiale shkollore pajisje elektronike të cilët kohëve të fundit janë shpërndarë edhe në pjesën ku deri më tash janë shitur vetëm perime.

Nga NPK-ja theksuan se edhe kjo punë do të sistemohen dhe të gjitha tezgat do të fiksohen në një vend. Pritet që në ditët në vijim ky aksion të vazhdojë edhe në pjesët tjera të qytetit të Tetovës pa bërë dallime dhe lëshime.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *