Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet studenti nga Dibra, kërceu nga kati i dytë (VIDEO)

Lëndohet studenti nga Dibra, kërceu nga kati i dytë (VIDEO)

Tetovë, 11 shkurt – Një student nga qyteti i Dibrës është lënduar pasi që kishte kërcyer nga ballkoni i një ndërtese në Tetovë.

Sipas policisë së Tetovës, deri tek kërcimi ka ardhur pasi që disa student të Universitetit Shtetëror të Tetovës në një banesë duke festuar ditlindjen kanë shqetësuar banorët e një kati më lartë të cilët kishin ardhur në banesën e tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Njëri prej studentëve duke tentuar të ikë ka kërcyer nga ballkoni dhe ka rënë poshtë para ndërtesës. ”22 vjeçari E.K nga qyteti i Dibrës student në USHT, ka denoncuar në polici se të hënën mbrëma duke festuar ditlindjen me shokët e tij në një banesë në rrugën e Ilindenit, dy persona që jetojnë një kat më lartë me forcë kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht ngase zhurma i kishte shqetësuar.Sipas 22 vjeçarit, stduenti D.L poashtu nga Dibra i frikësuar duke ikur ka kërcyer nga ballkoni i katit të dytë i banesës dhe ka marrë lëndime të rënda trupore. I njejti është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe ende mbahet për kurim të mëtejshëm. Sulmuesit të cilët me forcë kanë hyrë në banesë E.Sh 49 vjeçar dhe V.Sh 25 vjeçar si dhe 21 vjeçari R.T i cili ka tentuar të ndalojë policët në kryerjen e detyrave të tyre janë ftuar në bisedë informative në stacionin policor në Tetovë”, njoftoi Marjan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Ky rast është zbardhur tërësisht dhe do të ketë padi penale kundër të involvuarve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *