Home / Lajme / Rajon / Limaj zyrtarizon braktisjen e PDK-së (VIDEO)

Limaj zyrtarizon braktisjen e PDK-së (VIDEO)

Kosovë, 05 shkurt – Deputeti Fatmir Limaj, në ditëlindjen e tij të 43-të, i ka thënë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë të PDK-së. Pra, sot edhe publikisht dhe formalisht e them se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Limaj. “Unë jam njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e kam Zotin dëshmitar se kam dhënë çka kam ditur e mundur për këtë parti. Kam besuar fuqishëm në vlerat e kësaj partie. PDK ka humbur disa herë radhazi zgjedhjet dhe asnjëherë nuk jemi dëshpëruar dhe zmbrapsur…”, thotë Limaj, duke thënë se votuesi i PDK-së ka qenë votues me zemër, i lidhur me shpirt për PDK-në.“Falënderoj të gjithë ata që i kanë dhënë votën PDK-së në vitin 2007. PDK ka udhëhequr procese të jashtëzakonshme deri në shpallen e Pavarësisë së Kosovës”, tha Limaj në intervistën për RTK-në.“Unë më nuk po i njoh ata njerëz të PDK-së, që nga viti 2009 e këndej. Kur sot shoh se kush flet në emër të PDK-së më nuk mund të besoj se është kjo ajo PDK. Pra, edhe votuesi thotë se nuk është ajo PDK të cilën e kam votuar unë… Njerëzit që sot janë nëpër borde të ndryshme, nuk përfaqësojnë votën e PDK-së”, tha Limaj, duke thënë se në 2-3 vitet e fundit në debatet brenda partisë ka kërkuar që gjendja të ndryshohet dhe t’i jepet vend meritokaracisë.“Të gjitha këto i kemi shtruar në organet e partisë. Ka pasur zëra për dhe kundër edhe për koalicionin e fundit qeverisës, sikurse edhe për presidentin. Shumica ka vendosur dhe janë marrë vendimet dhe kjo është në rregull. Kulmi i degradimit në PDK kanë qenë zgjedhjet e fundit, sepse nuk kishte reformë. Është zgjedhur një strukturë udhëheqëse jo në bazë të profesionalizimit dhe meritokracisë”, tha ai.“Prej 2010, asnjë çështje më rëndësi nuk është biseduar në parti, as çështja e bisedimeve, as çështja e privatizimit… Kurse ne kemi kërkuar që të reformohet partia… Është bërë një diferencim i heshtur në parti, kurse me këtë nuk kemi mundur të pajtohemi as unë as z. Krasniqi. Ju e dini edhe si kanë shkuar zgjedhjet në Konventën e fundit të PDK-së”, shtoi Limaj, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe përkrahur gjatë gjithë kohës në PDK.“Unë dhe Krasniqi nuk pajtohemi me këtë formë të udhëheqjes në PDK dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat…”, theksoi ai, duke thënë se për herë të fundit në mbledhjen e kryesisë së partisë ka marrë pjesë në vitin 2012, ku ka kërkuar që në Kongres të mos shkohet me logjikën e eliminimit të njerëzve.“Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë veten pjesë e PDK-së. Pra, sot edhe publikisht e them edhe formalisht se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *