Home / Lajme / Maqedoni / Liria e mediave: Maqedonia pas Kongos, Mongolisë…

Liria e mediave: Maqedonia pas Kongos, Mongolisë…

12.02.2014… Në kategorinë e vendeve ku liria e mediave shënon probleme të dukshme janë Serbia, e cila është në pozitën e 54, dmth 69 pozita para Maqedonisë, pastaj vjen Kosova në pozitën e 80, Shqipëria në pozitën e 85.

Maqedonia ra me poshte gjashtë pozicione në indeksin më të ri për liri të mediave, të përgatitur nga organizata “Reporterë pa kufi”. Në indeksin e fundit vendi ishte në pozitën e 117, ndërsa tanimë është në pozitën e 123.

Në krahasim me vendet e rajonit, të cilët shënojnë përparim, Maqedonia është në rënie kah pozitat e fundit. Në listë para nesh janë Kongo, Madagaskar, Siera Leone, Nikaragva, Mozambik, Panama, Mongolija, Kenia. Në këtë listë janë gjithsej 180 vende, pas nesh janë Kina, Vietnam, Somalia, Kazakistani, Azerbejxhani, Pakistani, etj.

Në kategorinë e vendeve ku liria e mediave shënon probleme të dukshme janë Serbia, e cila është në pozitën e 54, dmth 69 pozita para Maqedonisë, pastaj vjen Kosova në pozitën e 80, Shqipëria në pozitën e 85.

Këto vende kanë përparim, ndërsa ulje është vërejtur në Greqi dhe Bullgari të cilat gjenden në pozitat 99 dhe 100. Në pjesën për Maqedoninë shkruan se edhepse vendi po implementon reforma në rrugën drejt Bashkimit Evropian, megjithatë “muri i demokracisë në vitet e kaluara nuk mund të fsheh thyerjet e shumta të lirisë së informacioneve”.

“Reporterë pa kufi” përmendin rastin gjyqësor me gazetarin Tomislav Kezharovski, i cili u mbajt në paraburgimdisa muaj që pastaj të marrë burg shtëpiak. Por ditën tjetër pasi që ndodhi kjo, tjetër gazetarë maqedonas, Zoran Bozhinovski, u arrestua në Serbi me urdhër të Interpolit për spiunim.

I njohur si “Xhulian Asanzhi i Maqedonisë”, Bozhinovski është autor i një numri të madh të storjeve hulumtuese për Sasho Mijalkov, drejtori i shërbimit sekret maqedonas dhe i afërm me kryeministrin Nikolla Gruevski”, shkruan në raportin e Reporterë pa kufi. Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksemburg, Andora mbajnë pesë pozitat e para, Mbretëria e bashkuar është në pozitën e 33, Sllovenia në pozitën e 34, Bosnja në pozitën e 66.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *