Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, së shpejti burg për ata që luftojnë jashtë vendit (VIDEO)

Maqedoni, së shpejti burg për ata që luftojnë jashtë vendit (VIDEO)

07 shkurt – Autoritetet shtetërore në Maqedoni po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të një mase ligjore për ndalimin e qytetarëve që luftojnë jashtë vendit, së fundi në luftën në Siri.

Pas Kosovës, edhe Parlamenti në Shkup po shqyrton mundësinë e miratimit të një mase ligjore ndëshkimore, për gjithë ata që luftojnë së fundi në Siri.

Autoritetet shtetërore në Maqedoni po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të një mase ligjore për ndalimin e qytetarëve që luftojnë jashtë vendit, së fundi në luftën në Siri.

Pas Kosovës, edhe Parlamenti në Shkup po shqyrton mundësinë e miratimit të një mase ligjore ndëshkimore, për gjithë ata që luftojnë së fundi në Siri. Kohë më parë një kërkesë e tillë ka mbërritur Lidhja Demokratike (LD), e ish- ministrit të brendshëm Pavle Trajanov, një parti minore që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.

Kërkohet që në kuadër të Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja.

Një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.

Gjithçka është iniciuar pasi që shumë të rinj nga Kosova u nisin për në Siri, për të luftuar krah rebelëve të atjeshëm.

Ministrja për integrime evropiane e Qeverisë së Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar se pjesëmarrja apoi bashkimi ne konfliktet e armatosura jashtë territorit te vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme deri ne 15 vite burg.

Sipas ligjit, në momentin që do të kthehen kosovarët që kanë shkuar në Siri do t’i pret burgu. Ky dënim i pret posa të kalojë në Kuvend Projektligji për parandalimin e kosovarëve në luftëra jashtë shtetit. Por në Maqedoni kodi penal parashikon dënime me minimale, edhe ate prej 1 deri në 5 vjet burg.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *