Home / Lajme / Maqedoni / Maturantët në testimin ekstern me notë mesatare 3.39 (VIDEO)

Maturantët në testimin ekstern me notë mesatare 3.39 (VIDEO)

07 shkurt – Nota mesatare e testimit ekstern të maturantëve nga 96 shkolla të mesme në Maqedoni është 3.39.

Listat do të publikohen në shkolla, ndërsa nga e hëna deri të mërkurën nxënësit do të kenë të drejtë ankese deri te komisioni shkollor. Vendimi përfundimtar për pranimin e ankesave është në kompetencë të Qendrës shtetërore për testim. Prej 21.854 nxënësve të shkollave të mesme në vitin përfundimtar (vitin e tretë apo të katërt), të dy lëndët nga testimi ekstern nuk i kanë kaluar 315 nxënës, ndërsa 416 kanë kaluar një nga dy lëndët. Pasi të kalojnë afatet për ankesa, MASH do të caktojë datë për sesionin për testimin e maturantëve që kanë munguar me arsye nga testimi më 22 apo 24 janar. Do të testohen për lëndë të tjera, e jo ata që kanë qenë të shpërndarë për testim në janar. Edhe kësaj radhe do të jenë të qasshme të gjitha pyetjet e mundshme për lëndët që i mësojnë, sërish, të dy të lëndët për të cilat do të testohen do t’i dinë tre ditë para testimit. Rezultate më të mira kanë arritur maturantët nga gjimnazi “Rade Jovaçevski-Korçagin” – Shkup ndërsa vijojnë “Josip Broz-Tito” Manastir, shkolla artistike “Lazar Liçenoski” -Shkup, “Orce Nikollov”- Shkup dhe “Goce Dellçev” – Kumanovë në vendin e pestë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *