Home / Lajme / Rajon / Mbretëria e Lesotos njeh pavarësinë e Kosovës

Mbretëria e Lesotos njeh pavarësinë e Kosovës

11 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen e Kosovës nga Mbretëria e Lesotos.

Njohja i është konfirmuar ministrit Hoxhaj nga homologu i tij, Mohlabi Tsekoa.

Njohja nga ky shtet i Afrikës, e çon në 106 numrin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj, në kuadër të lobimit të fuqishëm për përmbylljen procesit të njohjeve për Kosovën, gjatë pjesëmarrjes në Samitin Franko-Afrikan në Paris në dhjetor të vitit të kaluar, është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa.

Mbretëria e Lesotos shtrihet në kontinentin afrikan dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1966.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *