Home / Sport / Mbyllen Lojërat Olimpike në Sochi

Mbyllen Lojërat Olimpike në Sochi

Mijëra spektatorë dhe tifozë kanë ndjekur me sy të lirë “show”-n e fishekzjarrëve me ngjyra në stadiumin “Fisht”, ndërkohë që mijëra të tjerë e kanë përcjellë këtë festival fishekzjarresh nga jashtë stadiumit.

Kanë përfunduar me një ceremoni, po aq madhështore sa ajo e hapjes, Lojrat Olimpike Dimërore 2014, në Sochi. Mijëra spektatorë dhe tifozë kanë ndjekur me sy të lirë “show”-n e fishekzjarrëve me ngjyra në stadiumin “Fisht”, ndërkohë që mijëra të tjerë e kanë përcjellë këtë festival fishekzjarresh nga jashtë stadiumit. Rusia është fituesja e edicionit të 22-të të Lojrave Olimpike Dimërore, një rezultat ky që as vet Putin nuk e kishte menduar në fillim të “Sochi 2014”.Sportistët rusë kanë arritur të marrin 13 medalje ari, 2 më shumë se Norvegjia e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Kanadaja, që i mbylli këto Lojra Dimërore në vendin e tretë. Supriza e kësaj olimpiade është Holanda, e cila zuri vendin e 5, falë dominimit të sportistëve të saj në patinazhin e shpejtësisë, duke lënë pas Gjermaninë, Zvicrën dhe Bjellorusinë. Lojrat e ardhshme dimërore do të zhvillohen pas 4 vjetësh në Korenë e Jugut. 

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *