Home / Lajme / Maqedoni / Më 4 mars pritet shpërbërja e Parlamentit në Maqedoni

Më 4 mars pritet shpërbërja e Parlamentit në Maqedoni

27 shkurt-Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilët thirren në burime të sigurta partiake nga blloku politik maqedonas. Sipas tyre, tashmë është arritur marrëveshja për skenarin për mbajtjen e mbledhjes së fundit të kësaj përbërje, ku pritet shpërndarja e kësaj përbërje parlamentare dhe shpallja e zgjedhjeve më 27 prill.

Më 4 mars pritet shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilët thirren në burime të sigurta partiake nga blloku politik maqedonas. Sipas tyre, tashmë është arritur marrëveshja për skenarin për mbajtjen e mbledhjes së fundit të kësaj përbërje, ku pritet shpërndarja e kësaj përbërje parlamentare dhe shpallja e zgjedhjeve më 27 prill.

Dita e 4 marsit është afati final për shpërndarjen e Parlamentit dhe për t`i krijuar hapësirë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të miratojë vendimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Lidhur me këto detaje është informuar edhe opozita, një pjesë e së cilës pritet të miratojë shpërbërjen e Parlamentit, duke siguruar 62 votat, që megjithatë janë të siguruara edhe nga dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Deri tani mungojnë detajet se cila palë do të nxis propozimin formal për shpërbërjen e Parlamentit, por jozyrtarisht mësohet se BDI pritet të jap këtë propozim, e cila tashmë ka paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme, për shkak të mospërkrahjes së nismës së saj për një president koncensual.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *