Home / Lajme / Maqedoni / Më pak foshnje në 52 komuna të Maqedonisë (VIDEO)

Më pak foshnje në 52 komuna të Maqedonisë (VIDEO)

25 Shkurt – Në vitin 2013 kanë lindur 314 foshnje më pak se vitin 2012, tregon hulumtimi më i ri i Entit për Statistikë. Edhe përkrah të gjithë subvencioneve zvogëlohet numri i foshnjave.

Madje në 52 komuna në vend vitin e kaluar kanë lindur më pak fëmijë se në vitin e mëparshëm, tregon hulumtimi më i ri i Entit për statistikë. Kështu, në vitin 2013 kanë lindur 314 fëmijë më pak se në vitin 2012, ndërsa shqetësues është fakti se zvogëlimi i numrit të foshnjave tani ndodh edhe në komunat në të cilat nataliteti shkonte në rritje. Ose shikuar në nivel rajonal, nga gjithsej tetë rajone në vend, në gjashtë prej tyre është vërejtur zvogëlim i foshnjave. “Kjo do të thotë se përkrah gjithë masave të ndërmarra, si përgatitje të programeve, të strategjive, subvencioneve, dhënie ndihmë si shpërblime me para, truall, ndihmë për martesa, pastaj dhurohej raki, verë dhe shpërblime tjera vetëm që të rritet nataliteti, mirëpo në vitin 2013 për fat të keq, ky numër është më i vogël”, deklaroi Donço Gerasimovski nga Enti për statistikë.

Sipas sociologut Gjorgji Tonovski dukuria e këtillë është shumë serioze dhe hap rreziqe të paraqitjes së hapësirave të zbrazura. “Shpjegimi pse na ndodh të kemi gjithnjë e më pak foshnje ndoshta duhet të ndërlidhet me shkaqet socio-ekonomike”, thotë Tonovski.

Krahasimi i të dhënave të mbledhura për numrin e të lindurve dhe të vdekurve tregojnë se në krahasim me vitin 2012, numri i banorëve në vend vitin e kaluar është rritur vetëm për 600 qytetarë. Por rritja është vetëm rezultat i trendit që është paraqitur vitin e kaluar, ndërsa sipas të cilit në vend ka pasur realisht më pak fëmijë të vdekur se vitin e kaluar. Nëse nuk do të ndodhte kjo rënie e konsiderueshme e mortalitetit, atëherë praktikisht rritja natyrale do të ishte negative.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *