Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet Ligji për dredhjen e pedofilëve në Maqedoni

Miratohet Ligji për dredhjen e pedofilëve në Maqedoni

06.02.2014… Parlamenti ka miratuar dje një ligj, i cili dënon pedofilët. Ligji parashikon kastrim kimik ose dredhje për pedofilët që e përsërisin abuzimin me të mitur

Parlamenti ka miratuar të mërkurën një ligj, i cili dënon pedofilët. Ligji parashikon kastrim kimik ose tredhje për pedofilët që e përsërisin abuzimin me të mitur. Gjithashtu ligji vendosi që të rriten vitet e dënimit me burg, duke shkuar deri në burgim të përjetshëm. (kastrimi kimik nuk nënkupton ndërhyrejen kirurgjikal, por nëpërmjet injeksionit, të ulet ose eliminohet dëshira seksuale e pedofilit).
Ministri i Punëve Sociale, Dime Spasov tha se kastrimi kimik, do të “zbatohet vetëm në komplekse të specializuara, çdo gjashtë muaj”, për shkelësit që përsërisin krimin.

Sipas këtij ligji, shkelësit që për herë të parë dënohen për krime pedofilie, do të dënohen nga 15 në 40 vjet burgim, ose do t’u ofrohet kastrimi kimik, në këmbim të uljes së dënimit.

Rusia, Danemarka dhe Polonia janë në mesin e shteteve të cilat kanë përfshirë në dënimet e tyre edhe kastrimin kimik.

Maqedonia është bërë shteti i parë në Ballkan, kur ka publikuar në vitin 2012, listën e pedofilëve të dënuar, bashkë me fotografitë, emrat dhe adresat e atyre, që janë liruar nga burgu.
Qe nga viti 2004, më se 230 persona në Maqedoni, janë dënuar për krime seksuale me të persona të mitur

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *