Home / Lajme / Maqedoni / Mjekësia ligjore: Nxënësit e Gostivarit nuk kanë qenë të helmuar! (VIDEO)

Mjekësia ligjore: Nxënësit e Gostivarit nuk kanë qenë të helmuar! (VIDEO)

18 Shkurt – Analizat e bëra ndaj pacientëve të gjimnazit të Gostivarit të cilat të premten mbrëmë ishin shtruar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup tregojnë se nuk ka pasur helmim nga substanca kimike.

Drejtorët e Klinikës për toksikologji Andon Çibishev dhe të Institutit për mjekësi gjyqësore Aleksej Duma sot deklaruan se vizita klinike dhe analizat toksikologjike dhe laboratorike të bëra nuk kanë treguar të dhëna për ekzistim të veprimit dëmtues të substancës kimike. Çibishev theksoi se gjatë shtrimit në spital pacientët janë ankuar në vështirësi subjektive si djegia e syve, gërvishtja e fytit, shqetësim dhe frikë, ndërsa disa prej tyre edhe në frymëmarrje të rënduar. “Gjatë shtrimit në spital pacientët janë ankuar në pengesa subjektive, vizita klinike, analizat laboratorike dhe klinike, duke i përfshirë edhe kontrollet toksikologjike të bëra janë negative ose në suaza të vlerave referente të konfirmuara”, potencon Çibishev.

Në Klinikën e toksikologjisë të premten ishin hospitalizuar 16 pacientë prej të cilëve 10 nxënës të moshës prej 18 vjeç dhe gjashtë të punësuar në gjimnazin e Gostivarit prej të cilëve më i vjetri ka pasur 63 vjet. Të gjithë pacientët janë kontrolluar dhe ndaj tyre janë bërë analiza laboratorike të caktuara, kontroll oftalmologjik dhe është marë material për hulumtime toksikologjike. Pas trajtimit mjekësor pjesa më e madhe e tyre për kohë të shkurtër kanë treguar shenja të përmirësimit dhe katër prej tyre veçmë gjatë natës kanë insistuar të largohen nga Klinika duke pohuar se ndjehen mirë, ndërsa nesër në mëngjes pas vizitës së bërë edhe katër prej tyre kanë insistuar të largohen nga spitali, kështu që deri në orën 12 të mesditës nga Klinika dolën të gjithë pacientët.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta thotë se ka qenë dëshmitarë i vështirësive të cilat janë paraqitur tek nxënësit, madje i ka ndjerë edhe vet ai. Bejta apeloi që ekspertizat mjekësore të mos përfundojnë këtu, por të vërtetohet shkaktari i simptomave të tilla tek nxënësit.Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov nuk e di se nga se janë ankuar nxënësit dhe të punësuarit në Shkollën e Mesme Profesionale të Gostivarit.

Ndërsa edhe MPB në raportin e saj ka theksuar se në shkollën e Gostivarit nuk është gjetur asnjë materie toksike.“Në bazë të analizave të bëra dhe marrjen e brisit si dhe marrjen e rrobave nga katër nxënëse nuk është marrë ndonjë rezultat i cili do të tregojë prezencën e ndonjë materie të panjohur. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitet, janë zhvilluar biseda me dëshmitarët, janë siguruar edhe xhirime si dhe tetë copë veshje nga nxënësit.

Kryeministri Gruevski ditë më parë deklaroi se ka një mendim privat lidhur me ngjarjen në Gostivar, por se do të presë analizat mjekësore para se ta kumtojë atë publikisht.

Më 14 mars në Gostivar, mbi 40 nxënës dhe disa të punësuar, gjatë procesit arsimor në gjuhën shqipe, janë ankuar për skuqje të syve, vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe bllokim kraharori. Për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore, 16 persona u transferuan në klinikën toksikologjike në Shkup, ndërsa u lëshuan në mjekim shtëpiak mëngjesin e ardhshëm me kërkesë të tyren. Ky rast edhe më tej ngelet i pasqaruar. Në rast se nuk ka apsur helimi sic thonë analizat e bëra dhe sic thotë MPB-ja, atëherë organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre dhe të sqarojnë rastin deri në fund.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *