Home / Lajme / Maqedoni / Monografi kushtuar fshatit Odër (VIDEO)

Monografi kushtuar fshatit Odër (VIDEO)

Tetovë, 27 Shkurt – Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovës është promovuar monografia “Odri në Histori”, me autor profesor Islam Islami.Recenzent të monografisë “Odri në histori” janë profesorët Zeqir Kadriu dhe Nebi Dervishi.

Në këtë promovim profesori Zeqir Kadriu tha se monografia nuk flet vetëm për këtë fshat por flet për të gjithë rajonin e komunës së Tearcës. Sipas tij, kjo monografi është shkruar me një mjeshtri të rrallë. Autori i Monografisë profesor Islam Islami tha se qëllimi i kësaj monografie është që të reagojmë për shumë rrëfime të vërteta , rreth këtij fshati në aspektin e organizimit shoqërorë e kulturor.”Ideja për monografi më ka lindur për të treguar mbi vendet tona, të kaluarën e tyre, për fat të mirë Odri përbehet kryesisht me popullatë shqiptare, ka pasur shumë përpjekje për ta populluar edhe me popullësi tjetër por nuk kanë pasur sukses”, tha autori.

Profesori Alajdin Demiri tha se “monografi është diçka e rëndësishme apo thënë shkurt tapia e një vendi. Kemi shumë raste ku monografia të ndryshme kanë nxjerrë në sipërfaqe shumë të pavërteta historike për vendbanime të ndryshme. Para disa vitesh kishim rast në Sërbi kur një autor botoi monografinë për Beogradin dhe që ndryshoi shumëçka, krijoi shumë debate për historinë e këtij qyteti. Unë kam pas ratsin ta njoh profesorin Islam i cili punoi në vite shumë të rënda për gjimnazin e Tteovës, ku krahas kontributit arsimor dha edhe kontribut në shumë sfera tjera”, tha Demiri.

Autorti i kësaj monografie Islam islami është një profesor i pensionuar ndërsa ai më parë ka dhënë mësim në gjimnazin e Tetovës Kiril Pejçinoviç. Të pranishëm në këtë promovim kanë qenë edhe shumë bashkëfshatarë të autorit, profesorë, student dhe qytetarë të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *