Home / Lajme / Maqedoni / MPB garanton proces zgjedhor të qetë dhe demokratik (VIDEO)

MPB garanton proces zgjedhor të qetë dhe demokratik (VIDEO)

Shkup, 05 shkurt – Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB), Gordana Jankullovska sot informoi se MPB është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Jankullovska informoi se në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit zgjedhor, MPB deri te KSHZ ka dorëzuar të dhënat të cilat i posedon në bazat e veta për azhurnim të Listës zgjedhore. Më është formuar edhe Shtabi operativ i cili duhet të planifikon dhe të realizon të gjitha aktivitetet në kornizat e zgjedhjeve, të cilat siç tregon ajo, do të jenë të ndara në tre faza edhe atë në periudhën parazgjedhore që përfshin edhe fushatën, ditën e zgjedhjeve dhe periudhën e mbylljes së vend votimeve. Në tërësi është përgatitur edhe Sektori për sigurim i cili ka për detyrë të gjithë kandidatëve për president të shtetit, kandidatura e të cilëve do të zyrtarizohet nga KSHZ t’iu ofrojë mbrojtje përkatëse gjatë fushatës parazgjedhore.
Ministrja potencoi se vëmendje të veçantë do ti kushtohet respektimit të nenit 128 nga Ligji për punë të brendshme sipas të cilit jashtë orarit të punës policët nuk lejohen të vendosen në funksion të partive politike për kryerje të parregullsive para zgjedhjeve dhe në zgjedhje, të mos prishin rendin publik dhe të mos prishin prestigjin e Ministrisë dhe të përmbahen nga çfarëdo provokime të aktivistëve partiak. “Çdo sjellje e kundërt nuk do të tolerohet dhe do të tërheq masa më të rrepta disiplinore në pajtueshmëri me marrëveshjen kolektive të MPB dhe ligjeve në fuqi. Të punësuarit në Sektorin për kontroll të brendshëm do të veprojnë sipas të gjitha kërkesave, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të radhiten në sektorët për punë të brendshme. Për secilin lajmërim për veprim të paligjshëm ose joprofesional të policëve nga Sektori menjëherë do të dalin në vend ngjarje me qëllim të konstatimit të situatës dhe ndërmarrjen e masave paraprake”, theksoi policja e parë Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *