Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet sot hyrja e 20 studentëve të Luginës, USHT dhe UEJL heshtin (VIDEO)

Ndalohet sot hyrja e 20 studentëve të Luginës, USHT dhe UEJL heshtin (VIDEO)

24 Shkurt- Arsyetimi ka qenë i njejtë se ata nuk plotësojnë kushtet për vendqëndrim, edhe pse studentët kanë theksuar se kjo çështje i është premtuar për t`u rregulluar nga USHT dhe UEJL.

Nga pika kufitare Tabanoc sot në mbrëmje i është ndaluar hyrje 20 studentëve të Luginës së Preshevës.
Nga pika kufitare Tabanoc sot në mbrëmje i është ndaluar hyrje 20 studentëve të Luginës së Preshevës.
Arsyetimi ka qenë i njejtë se ata nuk plotësojnë kushtet për vendqëndrim, edhe pse studentët kanë theksuar se kjo çështje i është premtuar për t`u rregulluar nga USHT dhe UEJL.
Studentët e bllokuar po udhëtonin me autobusin e kompanisë ‘Fikret Turizem” dhe se atyre u është urdhëruar që të kthehen në Preshevë.
Ata theksuan për INA se bëhet fjalë për një luftë speciale ndaj studentëve të Luginës, duke i detyruar ata që të heqin dorë nga studimet.
“Kemi raste kur disa studentë lejohen të hyjnë, ndërsa disa jo. Nuk e di pse ndodhë kjo, askush nuk reagon, edhe pse po vazhdojmë të alarmojmë këtë problem”, theksoi një student preshevar.
Edhe javën e kaluar janë kthyer një numër prej rreth 20 studentëve, të cilët kanë ngritur zërin për këtë padrejtësi, por dy universitetet shqiptare kanë heshtur.

USHT dhe UEJL nuk përfillin studentët e Luginës

Studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që studiojnë në dy universitetet shqiptare në Maqedoni vazhdojnë të bllokohen nëpër pikat kufitare të Maqedonisë. Qindra studentë të këtij rajoni nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë, me arsyetimin se gjoja nuk kanë të rregulluar statusin e vendqëndrimit. Ata edhe pse janë studentë të rregullt të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) dhe Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë dhe kanë të kryer të gjitha obligimet, megjithatë pengohen nëpër pikat kufitare.

Javën e kaluar, por edhe gjatë kësaj jave në pikën kufitare janë kthyer autobusë të tërë me studentë, nga ana e autoriteteve kufitare të Maqedonisë, me arsyetimin se nuk plotësojnë kushtet për vendqëndrim.
Studentët e Luginës theksojnë se janë të zhgënjyer dhe mashtruar pikërisht nga ana e dy universiteteve, të cilët nuk i përmbahen kushteve të premtuara. Një grup studentësh të kthyer në kufi theksojnë për INA se janë të zhgënjyer nga USHT dhe UEJL sepse ata në ofertën e tyre kishin premtuar se çështja e vendqëndrimit do të jetë e rregulluar nga ana e tyre.

“Kjo del se neve na kanë mashtruar dhe tani nuk mbajnë përgjegjësi. Ne kemi mbetur duke bredhur nëpër pikat kufitare dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo është skandaloze dhe jemi të tradhtuar nga dy universitetet. Apelojmë që dy rektorët e këtyre universiteteve të mbajnë llogari edhe për ne dhe të mos na lënë në rrugë, në këtë periudhë kur kemi Evropë pa kufij dhe ku janë hequr barrierat e lëvizjes së lirë”, thekson për INA, A.S, student nga Presheva.

Sipas tij, shumica e studentëve në rrugë të ndryshme po hyjnë në Maqedoni dhe duke gjetur variante të ndryshme, sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë për të përfunduar studimet dhe provimet e afatit të semestrit të parë.

“Në rast se vazhdojnë këto peripeci ne do të largohemi plotësisht dhe do të transferohemi në Kosovë. Tashmë kemi nisur edhe të kërkojmë ofertat e universiteteve të Kosovës, pasi që shohin se nuk mbajnë llogari këto dy universitete në Tetovë”, thekson studentja Merita nga Bujanoci.

Problemi i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, ku përkohësisht ishte arritur një marrëveshje për kalim të studentëve, edhe atë pas një takimi që kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kishte zhvilluar me ish-zëvendësministrin e brendshëm, Xhelal Bajrami. Mirëpo, pas kësaj marrëveshje të përkohshme pa ndonjë vendim zyrtar, vazhduan edhe më tej problemet e njëjta të studentëve.

Autoritetet e Maqedonisë kërkojnë që studentët e Luginës të plotësojnë kushtet për qëndrim të të huajve. Sipas ligjit, kërkohet që studentët të shkojnë në ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe të plotësojnë një numër të madh të kushteve, përfshirë edhe dokumente nga gjyqësia serbe dhe institucionet tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *