Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët kërkojnë prej PDSH-së të futet në qeveri?

Ndërkombëtarët kërkojnë prej PDSH-së të futet në qeveri?

25 Shkurt- Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë duke kërkuar prej kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, njoftojnë për “Lajm” burime diplomatike

PDSH tani për tani ka refuzuar kërkesat për pjesëmarrje në qeveri për shkak se BDI para do kohe refuzoi ofertën e kryetarit të PDSH-së për një platformë të përbashkët ndërshqiptare

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë duke kërkuar prej kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, njoftojnë për “Lajm” burime diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët vlerësojnë se me hyrjen e PDSH-së në qeveri, do të krijohet situatë më e relaksuar para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, kur pritetn të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkombëtarët poashtu insistojnë që PDSH bashkë me BDI-në të jenë pjesë e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve eventuale parlamentare. Me zgjerimin e pjesëmarrjes shqiptare në Qeveri, ndërkombëtarët shpresojnë se do të kenë mekanizëm më efikas, për të detyruar qeverinë të avancojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe në BE. Ata thonë se BDI nuk ka arsyetuar pritjet e tyre dhe se kanë vërejtur se partia shqiptare në pushtet rebelohet brenda koalicionit vetëm kur preken biznes interesat e tyre, e jo kur janë në pyetje proceset e integrimeve, ose të drejtat e shqiptarëve.

PDSH tani për tani ka refuzuar kërkesat për pjesëmarrje në qeveri dhe këtë ua ka bë me dije edhe diplomatëve të huaj edhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së. Mungesa e gatishmërisë së PDSH-së për pjesëmarrje në qeveri është për shkak se BDI para do kohe refuzoi ofertën e kryetarit të PDSH-së për një platformë të përbashkët ndërshqiptare. Burimet tona thonë se ndërkombëtarët do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me inisistimin e tyre që dy subjektet më të mëdha shqiptare të jenë në koalicion qeveritar.

BDI nuk është shprehur e kënaqur nga kjo ide, mirëpo për momentin vlerësohet se ata nuk kanë pozita të refuzojnë kërkesat e ndërkombëtarëve, ose të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *