Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtimi i autostradave ndikon në zhvillimin ekonimik (VIDEO)

Ndërtimi i autostradave ndikon në zhvillimin ekonimik (VIDEO)

Tetovë, 22 Shkurt – Ndërtimi i rrugës Kërçovë-Strugë dhe Ohër, si pjesë e përfundimit të projektit korridori 8, është investim i rëndësishëm që do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Menderez Kuçi tha se përfundimi i projektit korridori 8, pos qarkullimit të njerëzve, është i një rëndësie të veçantë edhe për qarkullimin e mallrave. Ai tha se me këtë projekt pos vendit tonë, do të përfitojë edhe rajoni.

” Një investim i këtillë është kërkuar edhe më herët, aq më tepër në kohë krizash pasi që kjo do të thotë zbutje e krizës qoftë në aspektin e punësimit të njerëzve të pa punë, apo të kompanive që kanë mbetur pa aktivitete të caktuara në aspektin e ndërtimit, qoftë edhe në aspektin se mjetet që do të përdoren për rregullimin e këtyre autostradave do të mbeten në vendin tonë. Indirekt do të ndikojnë edhe në rritjen e Bruto prodhimit vendorë”, tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *