Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja, Tetova në zonën e kuqe (VIDEO)

Ndotja, Tetova në zonën e kuqe (VIDEO)

Tetovë, 24 Shkurt – Qyteti i Tetovës sot ishte në zonën e kuqe se i përket ndotjes së ajrit. Ndotja me muaj të tërë është prezente në rajonin e Tetovës. Deri më tash nuk janë marrë masa konkrete që të ulet ndotja, madje muajin e kaluar kishte protesta kundër ndotjes.

Si ndotës më i madh është apostrofuar fabrika Jugokrom. Në ndërkohë, të gjitha kompanitë, apo fabrikat të cilat llogariten si ndotësit më të mëdhenj të ajrit, mund të kërkojnë nga ministria e ekologjisë që tu shtyjë afatin për disa muaj, që këto fabrika të pajisen me lejen ‘A’ të integruar ekologjike, e cila përfshin vendosjen e filtrave dhe sistemeve tjera të cilat do të mbrojnë ambientin nga ndotjet e ndryshme. “Ne duam të shohim hapa dhe projekte konkrete nga kompanitë që duhet të plotësojnë këto kritere me qëllim që qeveria dhe ministria të vihen në pozicion për të shqyrtuar mundësinë eventuale për plotësimin e kërkesave të ndonjë plani operativ, jo të gjithë planeve dhe afateve por eventualisht të ndonjë plani dhe pjese të planit operativ”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i ekologjisë.

Nga ministria e ekologjisë nuk njoftojnë me shifra konkrete se sa firma deri tani nuk i plotësojnë kushtet ekologjike për punë. Ministri Ademi paralajmëroi se të gjithë ato kompani të cilat nuk dorëzojnë projekt konkrete dhe nuk shfaqin angazhimin e tyre për mbrojtje të mjedisit në praktikë, do të mbyllen më 1 prill, kur edhe skadon afati për tu pajisur me lejen ‘A’ të integruar ekologjike. Jugokromi ka afat deri në muajin prill të vendos flitra në të kundërtën do të duhet të mbyllet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *