Home / Lajme / Maqedoni / Në Gjermani rritet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia

Në Gjermani rritet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia

24 shkurt-Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia nga viti 2011 ka shënuar ritje, ashtu që në vitin 2011 ka pasur 1753 kërkesa, në 2012 6889 kërkesa dhe në vitin 2013 ka pasur 9418 kërkesa. Sipas entit gjerman për azilin, të gjithë aplikuesit përfitojnë nga 350 euro për person, derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

Vitin e kaluar në Gjermani ka pasur numër të lartë të azilkërkuesve nga Maqedonia, raporton Deutsche Welle.

Sipas raportit, nga viti 2011 deri në vitin 2013 numri i azilkërkuesve është rritur nga 1753 në 9418 azilkërkues. Të gjitha aplikimet e tyre janë refuzuar, por qytetarët e kategorive të varfra, sidomos të komunitetit rom akoma vazhdojnë të shohin Gjermaninë si destinacion shpëtimi.

Zëvendëspresidenti i Shërbimit federal për emigracion dhe refugjatë në Nirnberg, Mihael Grizbek theksoi për DW se statistikat tregojnë për rritje të numrit të azilkërkuesve.

“Gjermania është pika kryesore për të ikurit nga vendet e ndryshme të botës. Vitin e kaluar ka pasur 127 mijë kërkesa për azil, që do të thotë rreth 50 mijë më shumë se vitin 2012, pra një rritje prej 64 për qind. Sipas vendeve të origjinës, numri më i madh është nga vendet Ballkanike, Siria dhe Federata Ruse. Nga Serbia ka pasur 18 mijë kërkesa, ndërsa nga Maqedoni 9418 kërkesa për azil. Këto dy vende janë në mesin e 10 shteteve që qytetarët e tyre kërkojnë azil”, thekson Grizbek. Sipas tij, nga të gjitha shtetet e BE-së ku ka pasur mbi 300 mijë kërkesa, e para është Gjermania si vendi më i preferuar ku ka pasur 127 mijë kërkesa. Pas Gjermanisë është Franca, Suedia, Britania e Madhe dhe Belgjika.

Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia nga viti 2011 ka shënuar ritje, ashtu që në vitin 2011 ka pasur 1753 kërkesa, në 2012 6889 kërkesa dhe në vitin 2013 ka pasur 9418 kërkesa. Sipas entit gjerman për azilin, të gjithë aplikuesit përfitojnë nga 350 euro për person, derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

“Derisa ata presin përgjigje, u sigurohet strehimi – një dhomë apo një banesë e vogël pavarësisht sa anëtarë janë. Në rast se është një familje pesëanëtarëshe atëherë përfiton rreth 1100 euro në muaj, plus banesa e paguar, ngrohja dhe uji, ndërsa energjia duhet paguar. Por nuk dua gabimisht të kuptohem, por duhet të them se në Gjermani këtë nuk e kanë të siguruar edhe ata që punojnë”, thotë për DW, gjermani Matias Ziger.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *