Home / Lajme / Maqedoni / Në kazermën e Tetovës aktivitete sportive (VIDEO)

Në kazermën e Tetovës aktivitete sportive (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – Pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë në kazemrën e Tetovës përmes aktiviteteve sportive shënuan “Ditën e Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Luftarake”.

Kjo ditë është shënuar me organizimin e garave në Ping Pong, futboll të vogël, , volejboll, gjuajtje dhe basketboll. Para të pranishmëve Atanas Panovski, komandant në kazermën e Tetovës, tha se Republika e Maqedonisë që nga viti 2005 është pranuar si anëtare e 127 në këtë këshill, me çka edhe fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare sportive që organizohen nga ky këshill.

Data 18 shkurt përkon me themelimin e këtij këshilli i cili u formua në vitin 1948, tha ai.“Qëllimi i këtij projekti është promovimi i shëndetit, kondicionit fizik nën moton Sport për të gjithë. Qëllimi promovimit të shëndetit, kondicionit fizik dhe përgatitjet psikofizike tek çdo pjesëtarë i Armatës jep impulse më të mëdha për punë, transparencë por edhe krijimin e një kulture të përgjithshme për sportin”, tha Atanas Panovski komandant në kazermën e Tetovs.

Në fund ekipet më të mira kanë marrë diploma, ndrësa falënderime kanë marrë edhe strukturat civile të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *