Home / Lajme / Maqedoni / Në Qafë Thanë akoma piramida kufitare e RSFJ

Në Qafë Thanë akoma piramida kufitare e RSFJ

18 shkurt-Përfundimisht zgjidhja e problemit të linjës kufitare është bërë ndërkombëtarisht zyrtar më 30 korrik të vitit 1926 në Paris, në selinë e Ministrisë së punëve të jashtme të Francës, kur edhe është nënshkruar Protokolli përfundimtar për demarkacionin e linjës kufitare.

Në pikën e kalimit kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, në Qafë Thanë, aty ku sipas konventave ndërkombëtare dhe natyrisht sipas marrëveshjes bilaterale për shënimin e linjës kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, – (që besoj se është bërë gjatë periudhës së kaluar), edhe më tutje qëndron një relikt i shtetit që gati një çerek shekulli më nuk ekziston- ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë! Aty edhe më tej qëndron duke rezistuar kohës por edhe institucioneve dhe politikës një piramidë kufitare – “Piramida E 44”.

Kjo piramidë, që ka qenë në të kaluarën shenja që ka përcaktuar linjën kufitare ndërmjet ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, edhe sot e kësaj dite po qëndron pa prekur nga askush në vendin ku është vendosur ndoshta që në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene gjatë viteve dekadës së tretë të shekullit dhe pastaj ka vazhduar “jetën” edhe në kohën e ish SFRJ-së, sepse duket haptazi shënimi në njërën anë të piramidës “SFRJ” ndërsa në anën tjetër është shënuar regjioni kufitar “E” dhe numri i piramidës “44”.

Mbase kjo nuk u ka rënë në sy zyrtarëve që aq shumë dhe aq rreptë e kanë ruajtur kufirin ndërmjet këtyre dy vendeve, ose jugonostalgjikët këtë e kanë lënë me qëllim.

Dihet mirëfilli se në të kaluarën, linja kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS ka qenë mjaft diskutabile dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare sa që pas Luftës së Parë Botërore nuk ka pas asnjë marrëveshje bilaterale, deri në vitin 1925, kur është arritur një pajtueshmëri për shënimin e linjës kufitare ndërmjet atyre dy shteteve në një gjatësi prej 465 km.

Marrëveshjet ndërkombëtare që kanë rregulluar çështjen e kufirit ndërmjet Mbretërisë SKS, respektivisht Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Shqipërisë datojnë nga viti 1928 me vendosjen e piramidave dhe gurëve sinor.
Përfundimisht zgjidhja e problemit të linjës kufitare është bërë ndërkombëtarisht zyrtar më 30 korrik të vitit 1926 në Paris, në selinë e Ministrisë së punëve të jashtme të Francës, kur edhe është nënshkruar Protokolli përfundimtar për demarkacionin e linjës kufitare. Në atë akt, firmat e tyre i kanë vënë pos dy vendeve ndërkufitare edhe anëtarët e Konferencës së ambasadorëve, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë, por edhe Greqia.

Në anekset I-V është precizuar se në bazë të çkahit është përcaktuar linja kufitare shtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS, me përshkrimin që nga lumi Buna e deri në Liqenin e Prespës.
Në nenin 8 të aneksit të I-rë të Protokollit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Shqipërisë është paraparë edhe mirëmbajtja e piramidave kufitare dhe gurëve sinor në kufi, me anë të një konvente të veçantë ndërmjet dy vendeve. Në bazë të kësaj, në Tiranë më 11 gusht të vitit 1929 është nënshkruar Konventa ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Mbretërisë së Shqipërisë për mirëmbajtjen dhe ripërtrirjen e gurëve sinor, piramidave dhe shenjave tjera kufitare. Ligji mbi këto konventa është shpallur më 31.01.1030, ndërsa këmbimi i instrumenteve të ratifikuar është bërë në Tiranë më 07.05. 1930.

Sipas këtyre shënimeve, dokumenteve arkivore dhe të dhënave të tjera, piramida kufitare në Qafë Thanë sipas të gjitha gjasave paska mbijetuar shumë kohëra, shumë pushtete, shumë sisteme dhe u ka përballuar të gjithave, me vetë faktin se akoma qëndron stoikisht në Qafë Thanë-në territorin e Maqedonisë, pa u rrezikuar nga askush. Mbase të tilla ka edhe në pjesët tjera të rajonit të tipizuar si “Rajoni E”. (Mehmet Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *