Home / Lajme / Maqedoni / Në Sellcë hapet qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve (VIDEO)

Në Sellcë hapet qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve (VIDEO)

Tetovë, 06 shkurt – Në kornizat e iniciativës “5 të parat janë më të mbarat” sot në hapësirat e SH.F. Rilindja në Sellcë u hap qendra e re për zhvillim të hershëm fëmijëror e mbështetur nga Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF), fondacioni T-Mobile – Maqedoni dhe Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Forumin e Gruas – Tetovë.

Në këtë ngjarje ishin prezent kryetarja e komunës së Tetovës, Z.nj. Тeuta Arifi, përfaqësuesi nga UNICEF, Bertran Demulen dhe kryetarja e Fondacionit të T-Mobile për Maqedoninë Lea Lipsha, të cilët shpallën të hapur Qendrën për zhvillim të hershëm fëmijëror në f.Sellcë të Tetovës, qendër e cila do të sherbejë për edukim dhe zhvillim të mirrëfilltë parashkollor për fëmijët e kësaj ane. “Fëmijët janë ardhmëria jonë.Ata nesër do të marrin në dorë gjithçka prandaj le ti edukojmë ashtu siç duhet. Me anë të shoqërimit dhe lojës fëmijët fitojnë shumë shkathtësi që janë të nevojshme për të lexuar, për të shkruar, për të menduar logjikisht dhe për tu sjellur mirë me moshatarët e tyre. Komuna e Tetovës përkrah iniciativën për hapjen e Qendrës për zhvillim të hershëm fëmijëror e cila është një nga aktivitetet e shumta që planifikojmë ti ndërmarrim në drejtim të sigurimit të kushteve për zhvillimin e intelegjencës, personalitetit dhe marrëdhënieve të shëndosha mes fëmijëve dhe botës që i rrethon” – theksoi mes tjerash kryetarja e Komunë së Tetovës Znj.Teuta Arifi.

Kjo qendër është e treta më rradhë e këtij lloji në komunën e Tetovës, hapja e kësaj qendre në fshatin Sellcë ishte refletkim i nevojës për qendra të këtilla për zhvillim të hershëm fëmijëror edhe ne vendet rurale dhe sub-urbane.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *