Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup sot protesta për mbrojtjen e Radikës

Në Shkup sot protesta për mbrojtjen e Radikës

Shkup, 15 shkurt – Sot në mesditë në Shkup do të fillojë protesta e madhe e banorëve të rajonit të Dibrës dhe Rekës, të shpërngulurve nga ky rajon në Shkup, ekologjistë nga Shqipëria fqinje, të mbështetur nga organizatat joqeveritare dhe shoqatat ekologjike.

Ata nga Qeveria e Maqedonisë do të kërkojnë urgjentisht ti ndalojë, siç thonë, projektet shkatërruese elektro-energjetike “Fusha e Llukovës” dhe “Ura e Boshkos”, ku sipas planeve qeveritare duhet të ndërtohen në parkun nacional “Mavrova”.

Protesta do të fillojë saktësisht në mesditë, ndërsa vend tubimi do të jetë udhëkryqi midis Bibliotekës universitare dhe Qendrës tregtare “Mavrovasja”.

Prej këtu protestuesit, sipas planit do të nisen drejt Qeverisë kurse më pas drejt Parlamentit, ku publikisht do ta shprehin kundërshtimin e tyre rreth projektit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit. Ata thonë se ky projekt do të shkatërrojë parkun nacional si dhe florën dhe faunën në këtë rajon.

“Të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë atë që e filluan bashkëqytetarët tanë në diasporë. Radika ju thërret në protestë masive në Shkup. Të dëshmojmë se Radika nuk është as e Qeverisë e as e ELEM-it, por Radika është e rekanëve dhe do të mbetet ashtu siç është”, thuhet në apelin për protestën masive.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *