Home / Sport / Nebi Mustafi tërhiqet nga futbolli (VIDEO)

Nebi Mustafi tërhiqet nga futbolli (VIDEO)

Tetovë, 04 shkurt – Në një takim me gazetarë të thirur enkas për këtë rast, kapiteni legjendar i KF Shkëndija Nebi Mustafi ka komunikuar tëheqjen e tij nga futbolli aktiv.

Ai këtë vendim e ka marë pasi ka vlerësuar se tani është momenti i duhur për një hap të tillë. “Unë prej fillimit kam thënë, posaçërisht herën e fundit kur jam angazhuar potencova se do të largohem atëherë kur do të ndjej se ekipi nuk ka nevojë për mua dhe kur do shof se ka forca të reja në skuadër të cilët duhet të luajnë. Unë mund të them se nga ky moment tërhiqem nga futbolli aktiv”, është shprehur Nebi Mustafi, i cili ka shtuar se është krenar për gjithçka që ka arritur me fanellën ‘kuqezi’. “Dua të potencoj se jam krenar për gjithçka që kam arritur dhe për faktin që isha pjesë e Shkëndijës në tre momente kyç. E para është kur për herë të parë në histori kjo skuadër u inkuadrua në Ligën e Parë. Rasti i dytë ishte kur dolëm kampion dhe unë isha kapiten i skuadrës, ndërsa fituam edhe Super Kupën dhe debutuam në Evropë. Si moment të tretë tejet të rëndësishëm dua të potencoj hyrjen e kompanisë ‘Ecolog’ dhe kryesisë së re dhe unë isha kapiten i kësaj skuadre që besoj se me këtë kuadër të ri do të organizohet në nivele të larta”, tha Mustafi. “Për fund dua që të falemenderoj të gjithë që më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve në futboll. Familja ime, shokët, gjithë bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët me të cilët kam bashkëpunuar dhe gjithë gazetarët që më kanë përcjellur me lavdat dhe kritikat e tyre. Falemenderim shumë i madh për gjithë tifozët që më kanë mbështetur, veçanërisht tifozët e Shkëndijës. Faleminderit të gjithëve për gjithçka”, përfundoi tani më ish-futbollisti i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Kryesia e KF Shkëndija me këtë rast njofton se në pranverë pjesë e ekipit nuk do të jetë edhe përforcimi i paralajmëruar dhe i prezantuar Denis Simjinoviç. Edhe pse kryesia angazhoi në kohë dhe kishte shpresa të mëdha te ky futbollist, gjithçka dështon si pasojë e një lëndimi. Pas prezantimit dhe disa seancave stërvitore Simjinoviç u ankua në lëndim dhe ndërkohë udhëtoi drejt Zvicrës për kompletimin e dokumentacionit për regjistrim. Mirëpo kontrollet e detajuara mjekësore kanë zbuluar se mbrojtësi me prejardhje serbe ka nevojë për rreth dy muaj rekuperim dhe si pasojë kryesia e Shkëndijës ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi i tij, duke ditur se ai kishte firmosur vetëm deri në fund të sezonit. Simjinoviç pritet të jetë gati për të luajtur pas dy muaj e gjysmë dhe në kushte të këtilla ai nuk mund të jetë i dobishëm për Shkëndijën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *