Home / Sport / Nga e marta Shkëndija vijon stërvitjet në Tetovë

Nga e marta Shkëndija vijon stërvitjet në Tetovë

Të martën në orën 15:00 Shkëndija grumbullohet në bazën e saj në Tetovë, duke nisur përgatitjet përfundimtare për përballjen e parë të gjysmësezonit pranveror me Makedonija Gj.P. në Tetovë.

Futbollistët ‘kuqezi’ kanë mbyllur me sukses përgatitjet 17-të ditore në Antali të Turqisë dhe të shtunën janë kthyer në Maqedoni. Përveç ditës së shtunë që ka kaluar në udhëtim, trajneri Shpëtim Duro u ka dhënë futbollistëve dy ditë të lira dhe futbollistët e huaj kanë shfrytëzuar këtë ‘vakum’ për të vizituar shkurtë familjet e tyre. Të martën në orën 15:00 Shkëndija grumbullohet në bazën e saj në Tetovë, duke nisur përgatitjet përfundimtare për përballjen e parë të gjysmësezonit pranveror me Makedonija Gj.P. në Tetovë. Ndryshe futbollistët e Shkëndijës në këtë fazë përgatitore kanë lënë pas rreth 40 ditë, duke filluar në Tetovë, vazhduan 10-të ditë në Ohër, ndërsa përfunduan me 17-të ditë në vendin e quajtur Belek të Turqisë, në afërsi të Antalias.Kujtojmë se Shkëndija në këtë fazë përgatitore zhvilloi 6 ndeshje kontrolluese, ku shënoi tre fitore, tre barazime dhe asnjë disfatë dhe me një gol-diferencë shumë pozitive me 12-të gola të shënuar dhe vetëm 3 të pranuar. Shkëndija shënoi dy fitore në Ohër përballë Vrapçishtit 3:0 dhe Zajazit 5:0, ndërsa nisi me barazim 0:0 me Beroen e Bullgarisë në Antali. Në takimin e dytë në Antali përsëri barazoi 1:1 me liderin e kategorisë së dytë të Autrisë FC Altach, ndërsa me një gol të Mensur Kurtishit nga penaltia mundi 1:0 KF Atyraun nga Kazakistani. Në ndeshjen e fundit ku trajneri Duro luajti me futbollistët e rrinjë, Shkëndija barazoi 2:2 me anëtarin e kategorisë së tretë të Austrisë, SK Vorwärts Steyr.Me rrikthimin në Tetovë mund të thuhet se përfundon faza përgatitore dhe ekipi gjithë vëmendjen e kthen kah sfida e parë kampionale me Makedonija Gj.P. më 2 mars në Tetovë.

Burimi: KF Shkendija

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *