Home / Lajme / Maqedoni / Nga Marsi vetëm me letërnjoftime në Kosovë (VIDEO)

Nga Marsi vetëm me letërnjoftime në Kosovë (VIDEO)

12 shkurt – Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës nga muaji mars do të mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftime.

Dy vendet përfundimisht do të mund të firmosin marrëveshjen për lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me karta identiteti, pasi është plotësuar dhe kushti i vetëm që pengonte arritjen e marrëveshjes, respektivisht pajisja e qytetarëve të Kosovës me dokumente biometrike.
Pala kosovare ka theksuar se marrëveshja është duke u shqyrtuar nga ekspertët dhe se brenda një muaji pritet ajo të finalizohet nga dy ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës.
“Nga dhjetori ne filluam t’i japim dokumentet biometrike. Ministri Rexhepi kishte një takim me ministren Jankullovska në dhjetor dhe një version i marrëveshjes është gati. Pritet që pasi ta shqyrtojnë grupet e ekspertëve të nënshkruhet. Kisha thënë punët ecin mirë dhe diku nga marsi do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes” tha, Fisnik Rexhepi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Autoritet e Maqedonisë rikonfirmuan se ekziston vullneti politik për arritjen e marrëveshjes, e cila parashikon lehtësimin e lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim vetëm letërnjoftimet dhe se nuk ekziston asnjë pengesë që do të cenonte firmosjen e saj.
Maqedonia marrëveshje të tillë ka firmosur kohë më parë me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas autoriteteve të vendit, lëvizja vetëm me karta identiteti përveç lehtësimit të qarkullimit, ka kontribuar pozitivisht edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *