Home / Sport / Ngec Atletico, Reali i vetëm në krye pas 20 muajsh

Ngec Atletico, Reali i vetëm në krye pas 20 muajsh

Skuadra e Simeones “asgjesohet” nga demat e Pamplonës që zhvillojnë përballë Los Colchoneros ndeshjen më të mirë të kampionatit. Atletico, ndoshta i lodhur dhe nga impenjimi në Champions, duket sikur tregon limite që në start.

Atletico i Madridit ashtu si Barcelona i jep një asisit Realit të Madridit në garën për titull, duke humbur 3-0 në transfertën e Osasunës, që përpara kësaj ndeshje në total kishte shënuar 21 gola, po aq sa te Atletico i ka realizuar i vetëm Diego Costa. Skuadra e Simeones “asgjesohet” nga demat e Pamplonës që zhvillojnë përballë Los Colchoneros ndeshjen më të mirë të kampionatit. Atletico, ndoshta i lodhur dhe nga impenjimi në Champions, duket sikur tregon limite që në start.Për më tepër Osasunës i vjen në ndihmë dhe një gol i jashtëzakonshëm i Cejudo që në minutën e 6-të. Gjithsesi vendasit nuk mjaftohen me kaq dhe në të 21-tën me Armenteros duket sikur ngrenë armaturën e sigurisë për fitoren e tyre duke shënuar dhe të dytin. Në Pamplona është mbrëmja e golave të mëdhenj dhe i tillë është dhe i treti i realizuar nga Torres në minutën e 42-të, që i vë kapak tre pikëve që pas 45 minutave të para. Në pjesën e dytë nuk ndryshon më asgjë në rezultat me Atleticon që me këtë humbje, e paraprirë nga ajo e Barcelonës i rikthen kreun Realit të Madridit pas plot 20 muajsh, kur Los Blancos festonin titullin e rekordeve me Mourinhon, transmeton supersport.al.Një gol në minutën e fundit nga Ruben Vezo, në ndeshjen e parë që mbrojtësi luajti për 90 minuta me fanellën e Valencias ishte qershia mbi tortë e një përmbysje spektakolare 2-1 kundër Granadas në Mestalla. Miqtë treguan kualitetin në fushë me anë të çdo lojtari, por kjo nuk mjaftoi për t’u larguar të paktën me një pikë nga kjo sfidë plot grintë. Eshtë e vërtetë që të zotët e shtëpisë ishin më kërkues ndaj triumfit, por takimi mori një kthesë në favor të kundërshtarëve me Pitin që kaloi në avantazh Granadan në minutën e 47.Këtu miqtë mobilizohen edhe më shumë duke vendosur një bllokadë thuajse të pakalueshme para porte, por Francisco Alcacer arrin të depërtojë dhe të shënojë në minutën e 64. Ndryshimet në pjesën e dytë nga Pizzi duket se japin rezultat. Barazimi i ka dhënë më shumë zemër Valencias, që nuk dorëzohet dhe golin e fitores e gjen pikërisht në fund të takimit. Me këtë rezultat shkon kështu në 6 numri i ndeshjeve pa humbje për Valencian nën drejtimin e teknikut argjentinas Juan Antonio Pizzi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *