Home / Lajme / Maqedoni / Ngordhin qen në rrethana të pasqaruara (VIDEO)

Ngordhin qen në rrethana të pasqaruara (VIDEO)

Tetovë, 14 shkurt – Rreth 40 qen të ngordhur janë vërjetur nga banorët e lagjes 146 në Tetovë. Qent supozohet se janë të helmuar, thonë banorët të cilët janë të shqetësuar për këtë fenomen.

Krahas qenve poashtu kanë ngordhur edhe dy dhi dhe një lopë në këtë vend. Qytetarët janë të shqetësuar se në atë vend qarkullojnë edhe fëmijë. Disa nga qent janë edhe të pronarëve të banorëve por nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri te kjo gjendje por të njejtit kundërmojnë erë të rëndë.

Dilema se bëhet fjalë për qen endacak apo të sjellur hidhet poshtë nga Ndërmarrja Publike pasi që sipas tyre, NPK-ja Tetovë kanë lidhur një bashkëpunim për strehimin e qenve endacak në Tetovë të cilët strehohen dhe mirëmbahen në Trebosh.Më 31 janar drejtori i kësaj ndërmarrje Xhelal Ceka tha se kanë një bashkëpunim me një kompani për largimin e qenve endacak.

Ceka ka thënë se deri më tash në ndërmarrjen e tyre nuk është denoncuar asnjë rast i këtillë. Ekpi I Tv Kohës qëndroi në Trebosh por nuk ka arritur që të kontaktojë pronarin lidhur me strehimin e këtyre qenve dhe të xhirojë të njejtit. Pritet që ditëve në vijim këta qen të largohen nga kompetentët.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *