Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit dhe profesorët e helmuar lëshohen në mjekim shtëpiak (VIDEO)

Nxënësit dhe profesorët e helmuar lëshohen në mjekim shtëpiak (VIDEO)

Gostivar, 16 shkurt – Në Klinikën për toksikologji sot u lëshuan të gjithë nxënësit dhe të punësuarit të cilit ishin të helmuar nga një gaz i panjohur në shkollën ekonomike në Gostivar.

Të gjithë kanë dalë me insistim personal, ndërsa nxënësit me nënshkrim nga prindërit. Mbrëmë janë lëshuar katër të rritur, ndërsa sot edhe nxënësit e fundit të cilët kishin mbetur në observacion. Edhe pse sipas protokolit për mjekim ata është dashur të qëndrojnë në spital gjersa të fitohen rezultatet nga analizat toksikologjike, sipas drejtorit dr. Andon Çibisheve pacientët janë ndjerë mireë dhe janë lëshuar. “Të gjithë u larguan me nënshkrim dhe insistim personal. Në të vërtetë ata nuk kishin kurfarë simptome tjera përveç djegie të syve, kollitje, por te asnjëri nga ata analizat laboratorike dhe testimet tjera nuk kanë treguar asgjë tjetër”, deklaroi dr. Çibishev. Rezultatet nga analizat toksikologjike po punohen në Institutin për Mjekësi ligjore dhe sigurisht do të kumtohen kur të mbarojë hetimi nga MPB, ku gjithashtu po bëjnë testime të materialeve nga tereni. Dje mbrëmë përveç kryeministrit Gruevski dhe ministres Jankulovska, të helmuarit i kanë vizituar dhe funksionar të lartë dhe ministra nga BDI. Numri i personave të cilët dje kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit arriti në 60.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *