Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e helmuar kundërshtojnë mjekësinë ligjore (VIDEO)

Nxënësit e helmuar kundërshtojnë mjekësinë ligjore (VIDEO)

Gostivar, 19 shkurt – Të punësuarit në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit si dhe këshilli i nxënësve kanë reaguar ndaj rezultateve të publikuara nga ana e mjekësisë ligjore. Ata kërkojnë që rasti të shqyrtohet më me seriozitet pasi akoma ka nxënës që vuajnë nga pasojat e helmimit.

“Stafi i të punësuarve të shkollës së mesme ekonomike Gostivar, reagon ashpër ndaj deklaratës së dhënë nga ana e institutit të mjekësisë ligjore dhe organeve tjera kompetente. Reagojmë edhe një herë që rasti në fjalë të shqyrtohet mirë dhe të zbardhet deri në fund”, deklaroi Jasmina Asani, profesoreshë.

“Ende nuk mund ta marrim veten, kemi probleme të ndryshme psikike dhe fiziologjike, përse thonë se kjo që ndodhi nuk ka qenë helmim, nuk mundë të gënjejnë dhjetëra nxënës dhe arsimtar që ishin dëshmitarë dhe kishin pasoja nga helmimi. Ne kemi shoqen tonë të shtrirë ende në spital dhe nuk dihet çka po ndodh me të”, tha Sulmedina Mustafa, nxënëse.

Ka reaguar edhe PDSH duke fajësuar subjektin shqiptar në pushtet për neglizhencën dhe mosinteresimin e tyre në drejtim të mbrojtjes së shqiptarëve. Sipas tyre, lideri i BDI Ahmeti ka për obligim që para opinionit të sqaroj vlerësimin e tillë të institucioneve.

“Kjo sjellje e tyre na detyron të mendojmë se ata janë thellë të implikuar në këto raste. Ata si gjithmonë për të gjitha rastet që ndodhin dalin në opinion dhe për çdo gjë antishqiptare që ndodh përgjigjen e vetme që e dëgjojmë është nuk e dimë”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.

Por nga BDI-ja deklaruan se do të vazhdojnë angazhimet për zbardhjen e shkaktarit të paraqitjes së simptomave dhe të autorit të këtij rasti. Sipas rezultateve nga mjekësia ligjore, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë qenë të helmuar. Por pavarësisht këtyre rezultateve, hetimet për rastin në fjalë vazhdojnë nga ana e prokurorisë dhe policisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *