Home / Lajme / Maqedoni / Objekteve sportive kalojnë në pronësi të Komunës së Tetovës (VIDEO)

Objekteve sportive kalojnë në pronësi të Komunës së Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 24 shkurt – Komuna e Tetovës ka bërë kërkesë nga Ndërmarrja për menaxhim me objektet sportive që kompetencat për menaxhimin e këtyre objekteve t’i kalohen Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për katër objekte sportive të cilat deri më tani kanë qenë nën menaxhim të Qeverise së Republikës së Maqedonisë.

Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, realizoi një takim me Ministrin e Pushtetit Lokal, Tahir Hani, dhe Zëvendës Ministrin për Transport dhe Lidhje, Xhelal Bajrami. Temë kryesore e bisedës së takimit të sotëm ishte vendimi i Qeverisë për kalimin në pronësi të Komunës së Tetovës të objekteve sportive. Komuna e Tetovës ka bërë kërkesë nga Ndërmarrja për menaxhim me objektet sportive që kompetencat për menaxhimin e këtyre objekteve t’i kalohen Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për katër objekte sportive të cilat deri më tani kanë qenë nën menaxhim të Qeverise së Republikës së Maqedonisë. Fill pas këtij vendimi, Komuna e Tetovës do të parashikojë shpalljen e studimit të fizibilitetit për zhvillimin e këtyre objekteve dhe do të bëjë kërkimin e investitorëve të interesuar për përmirësimin e gjendjes së këtyre objekteve dhe aktivizimin e tyre. Fakti që Komuna e Tetovës tani do të menaxhojë me katër objektet sportive paraqet një mundësi tejet të mirë për t’i krijuar kushtet optimale për zhvillimin e sportit në të mirë të qytetarëve të saj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *