Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Bojkoti në zgjedhjet presidenciale është alternativë e BDI-së (VIDEO)

Osmani: Bojkoti në zgjedhjet presidenciale është alternativë e BDI-së (VIDEO)

11 shkurt – BDI-ja konfirmon qëndrimin e saj se do të shqyrtojë mos pjesëmarrjen në të gjitha zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nëse VMRO-ja refuzon idenë për kandidat konsensual.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi se mos pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është ndër alternativat më serioze të BDI-së, për të zhveshur legjitimitetin e presidentit që nuk do të jetë i pranueshëm edhe për shqiptarët. Në Reçicë të Vogël ende shpresojnë se mund të gjendet formë për kandidat konsensual edhe në këto zgjedhje.

“Nuk ka kryetar legjitim i Maqedonisë pa vullnetin e shqiptarëve, dhe këtë projekt e kemi shtruar te partitë politike dhe opinioni se ka ardhur momenti që edhe kryetari i shtetit të reflektojë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha. Është opsion i BDI-së mos pjesëmarrja në cikël zgjedhor ku nuk respektohet vullneti i shqiptarëve. Nuk bëjmë fjalë për këtë cikël zgjedhor, por cilindo në të ardhmen”, tha Bujar Osmani, BDI.

Përderisa BDI-ja pret përgjigje zyrtare, VMRO DPMNE-ja ripërsërit qëndrimin e saj se kandidati për president do të zgjidhet vetëm në procedurë të brendshme partiake, në konventën zgjedhore të 1 marsit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *