Home / Lajme / Rajon / PD: Rama dhe Meta po nxisin skenarin ukrainas

PD: Rama dhe Meta po nxisin skenarin ukrainas

5 shkurt-“Mazhoranca Rama-Meta po hedh në erë demokracinë parlamentare në vend, duke rrëzuar për herë të dytë kërkesën e opozitës për komision hetimor. Me këtë akt, shumica Rama-Meta po eliminon çdo instrument të llogaridhënies e transparencës në sistemin tonë politik. Rama dhe Meta po dëshmojnë se sa më i madh të jetë pushteti në duart e tyre, aq më i madh është abuzimi dhe arbitrariteti.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Eduard Halimi nëpërmjet një deklarate për media, e cilëson rrëzimin e kërkesës së opozitës për hetim parlamentar, si shkatërrim të Kuvendit, llogaridhënies dhe kontrollit të qeverisjes.

“Mazhoranca Rama-Meta po hedh në erë demokracinë parlamentare në vend, duke rrëzuar për herë të dytë kërkesën e opozitës për komision hetimor. Me këtë akt, shumica Rama-Meta po eliminon çdo instrument të llogaridhënies e transparencës në sistemin tonë politik. Rama dhe Meta po dëshmojnë se sa më i madh të jetë pushteti në duart e tyre, aq më i madh është abuzimi dhe arbitrariteti.

Halimi i kujton kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta se e kanë kaluar vijën e kuqe, me rrëzimin që i kanë bërë kërkesës së pakicës në Parlament.

Halimi nënvizon se, “I themi sot Ramës dhe Metës, se e kanë kaluar vijën e kuqe dhe se kartonat në Parlament nuk janë një aset i tyri personal, nuk janë marifetet e dy prestigjatorëve. Ata janë duke luajtur me fatin e këtij vendi. Nëse e konsiderojnë Parlamentin, dhomën e tyre të pasme, ku mund të bëjnë ç’të duan, atëherë parlament nuk do të ketë. Nëse i heqin parlamentit arsyen kryesore të ekzistencës së tij, që është kontrolli ndaj qeverisë, atëherë Parlament nuk do të ketë. Nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Po e fusin vendin në një spirale të shkatërrimit të demokracisë dhe nxitjes së konfliktit.

“Me këto akte Rama dhe Meta po largojnë Shqipërinë çdo ditë nga Europa dhe po nxisin skenarin ukrainas. Opozita nuk e dëshiron këtë dhe kjo nuk është zgjedhja jonë, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq para këtij skenari ogurzi për vendin”, tha ai. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *