Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe RDK bojkotë zgjedhjeve presidenciale, BDI taktizon

PDSH dhe RDK bojkotë zgjedhjeve presidenciale, BDI taktizon

03 shkurt – Opozita shqiptare pritet të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, në rast se në pako nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në Maqedoni pas shpalljes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 13 prill, partitë shqiptare, duke përfshirë opozitën më shumë janë të interesuara për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita shqiptare ka gjasa të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, në rast se në pako nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në Maqedoni bëri të ditur sot vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill të këtij viti.

Ky subjekt politik opozitar që përfaqësohet në Parlamentin e Maqedonisë me dy deputetë theksoi se strukturat e saj nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, por do të përgatiten për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare.

“Në një situatë kur dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH bëjnë gara se kush do përkrah VMRO në iden e sajë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, RDK e vetëdijshme se edhe këto zgjedhje do jenë vetëm zgjedhje por pa zgjidhje të problemeve strategjike të vendit vendosi që të jetë pjesë e këtij procesi të pabarabartë zgjedhor në funksion të rikonfirmimit të ofertës së vetme kombëtare në taborin politikë shqiptarë. Ne si parti vendosëm që të kemi qëndrim mohues ndajë zgjedhjeve presidenciale duke mos qenë pjesë e këtij procesi”, theksoi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Por, edhe partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve presidenciale, në rast se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi paralajmëroi mundësinë e bojkotit të presidencialeve.

“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale nuk kemi interes si parti për shkak se është një betejë e kotë, nuk fiton kandidat shqiptar. Kështu që njëherë për njëherë nuk kemi interes të marrim pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar Thaçi.

PDSH sonte do të vendos lidhur me zgjedhjet presidenciale si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga partia shqiptare në pushtet BDI theksojnë se përkundër zërave për zgjedhje të parakohshme, akoma nuk kanë sjellur vendim lidhur me këtë çështje. “BDI për momentin nuk është për zgjedhje të parakohshme, por ne jemi të përgaditur për zgjedhje në çdo kohë. Mosmarrëveshja eventuale për kandidat koncensual për president mund të sjellë deri tek kriza politike, që do të na çojë drejt një krize politike, që nuk do të mundësojë funksionimin normal të Qeverisë dhe bllokimin eventual të institucioneve”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Nga ana tjetër, partitë e bllokut politik maqedonas njëzëri janë për zgjedhjet presidenciale, duke paralajmëruar publikimin e emrave të kandidatëve për president. Por, parti në pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski është e interesuar që në pako me zgjedhjet e rregullta presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen nga mesi i 2015.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *