Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Dylberi Artan Grubi nëpërmjet ‘Zgjohu’ tenton t’i përgjumë shqiptarët (VIDEO)

PDSH: Dylberi Artan Grubi nëpërmjet ‘Zgjohu’ tenton t’i përgjumë shqiptarët (VIDEO)

12 shkurt – Nuk ka force njerëzore që mund ta ndal hovin e një Ideje të cilës i ka ardhur koha, aq më pak dikush si Artan Grubi apo dylberët e tjerë për një përdorim, të cilët veç më disa vite po aktrojnë kinse angazhim në interes të shqiptarëve.

T’ju shesësh, sot, shqiptarëve një krijesë partiake, gjoja si organizatë (jo)qeveritare siç është “Zgjohu” si “ajka e popullit” është qesharake, apo më saktë një budallallëk që në fakt flet për nivelin intelektual të “babait” të tyre. Habitemi se si është e mundur që “Zgjohun” nuk e intrigoj fare angazhimi i paparë i partisë së tyre ame BDI dhe liderit të tyre Ali Ahmeti, për gjetjen e një maqedonasi konsensual për president të këtij shteti?! Është e habitshme se si “Zgjohu”, BDI, Ali Ahmeti, tentojnë ta bëjnë si të mirëqenë konstatimin e tyre se një maqedonas i mirë do të paraqet një të mirë për shqiptarët. A nuk ishte i mirë për BDI-në dhe Alinë maqedonasi Gjorgji Ivanov kur në vitin 2009 dolët bashkë ma familjet tuaja dhe jo vetëm që ja mundësuat që të zgjidhet si president, por edhe u munduat ta legjitimoni si president i të gjithëve, madje edhe i shqiptarëve! Ku ishte “Zgjohu” dhe Artan Grubi që të del dhe të flet për politiken antishqiptare të këtij presidenti në 5 vitet e kaluara!

Qeveria ku BDI bën pjesë veç më 6 vite, po ushtron një diskriminim të paparë ndaj shqiptarëve dhe ky konstatim nuk është vetëm i yni, siç janë: enciklopedia antishqiptare, vrasja e Harun Aliut me shokët, rrahja e përditshme e fëmijëve shqiptarë, aksioni policor “Monstra”, haraci tatimor ndaj bizneseve shqiptare, e deri te “Car Dushani” dhe marrëveshjet e panumërta me Serbinë dhe për “habi” Grubi dhe tajfa e tij nga “Zgjohu” ishin në gjumë!

Pyetje publike:

-Kur keni kërkuar nga Alia a dhe BDI ta lëshojnë qeverinë për gjithë këto të këqija që i përjetojnë shqiptarët gjatë qeverisjes së BDI-së?

-Përgjigje publike:

-ASNJËHERË!

S’ka se si të jetë përgjigjja ndryshe pasi ju të “Zgjohu”-t jeni krijesë dhe pjesë e BDI-së. Këtë e dinë shqiptarët, këtë e dini madje edhe ju dhe përfundimisht këtë e dinë edhe ndërkombëtarët!

Ju të “Zgjohu”-t pretendoni ta merrni rolin e PDSH-së, që me veprimet e juaja përfundimisht ti përgjumni shqiptarët duke folur jerm. Kjo nuk do të ndodhë as sot, as nesër, e as për jetë e mot!

Ju të “Zgjohu”-t bashkë me ata që ju krijuan si Alia, Grubat, etj, jeni deri në fyt në llomin e madh të tradhtisë, që për interesa të ngushta të përfitimeve individuale e grupore, përdhosni dinjitetin dhe krenarinë shqiptare.

Gjithashtu lexo

UNICEF: Investim në sistem efikas për mbrojtje sociale të fëmijëve të varfër

Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më përkatës të mbrojtjes sociale të fëmijëve, kërkuan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *