Home / Lajme / Maqedoni / PDSH me kandidat shqiptar në zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

PDSH me kandidat shqiptar në zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Tetovë, 24 shkurt – Këtë e bëri të ditur deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në deklaratën e tij të dhënë para mbajtjes së kryesis qendrore.

“Sonte kemi mbledhje kryesia qendrore me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Është një mbledhje tejet e rëndësishme dhe në këtë mbledhje do të sjellim vendimin për të kandiduar kandidat për zgjedhjet presidenciale. Këtë hap u detyruam gati ta bëjmë, me gjithë se është vendimi i kryesisë qendrore që e shpalosi tani, do të thotë aty do të sillet vendimi.

Na ka shty politika hipokrite, politika e padenjë e BDI-së, e cila thellë luan me ndjenjat e popullit shqiptar. Ata mendojnë se shqiptarët janë turmë, të paorganizuar, ndërsa ne themi se shqiptarët janë shumë të organizuar, kanë partinë e tyre politike shqiptare e cila do të kandidojë kandidat shqiptar në këto zgjedhje. Do tua mundësojmë qytetarëve shqiptar të këtij vendi që ta kenë kandidatin shqiptar për zgjedhjet presidenciale.

Lojërat që bëri BDI pas ofertës shumë të sinqertë, shumë dinjitoze që i bëri PDSH për një platformë të përbashkët, që luajti me trurin me intelektin e shqiptarëve, mendoj se tani më qytetarët shqiptarët e kanë të qartë, sepse ajo shumë keq luajti herë më Social Demokratët, e herë me VMRO-në, kinse për një kandidat konsensual maqedonas. Do të thotë ky qëndrim i BDI-së na detyroi që të marrim një hap drejt mbajtjes së mbledhjes së kryesisë qendrore, ku me siguri do të sjellim vendim për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin tonë”.

Emri i kandidatit dhe hapat e mëtutjeshëm të PDSH-së do të duhen pas përfundimit të mbledhjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *