Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Njësia zgjedhore numër 6 ka 30 mijë votues më shumë se tjerat (VIDEO)

PDSH: Njësia zgjedhore numër 6 ka 30 mijë votues më shumë se tjerat (VIDEO)

Shkup, 19 Shkurt – Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare z. Bekim Fazliu sot tha se para disa javësh u ulën me VMRO-në dhe me LSDM-në dhe u morën vesh për Kodin Zgjedhor. Përjashtuan PDSH-në nga procesi dhe u lavdëruan para opinionit sa pune të madhe kanë bërë.

” Si është e mundur që BDI të ketë dorë diku e aty mos të dëmtohet interesi shqiptar. Pjesë e marrëveshjes që BDI bëri me Maqedonasit ishte edhe ri-definimi i kufijve zgjedhor të njësisë numër 6, ku pjesë të Dibrës i bartin në njësinë zgjedhore numër 5. Për fatin e keq të tyre doli se edhe njëherë për të satën herë llogaritë i kanë bërë gabim dhe njësia zgjedhore numër 6 vazhdon të ketë mbi 30 mijë vota më shumë nga njësitë zgjedhore 3 dhe 4, apo më saktë 6% më shumë nga mesatarja ligjore e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Me çka thyhet kodi zgjedhor i cili parasheh që ky limit mos të jete mbi 5% u shpreh Bekim Fazliu. Ai Kërkoi që urgjentisht ky gabim i madh të përmirësohet dhe njëherë e përgjithmonë pesha e votës të jetë e barabartë, e jo si është aktualisht dallimi ndërmjet njësisë zgjedhore 6 dhe asaj 3 dhe 4, është më shumë se 10%”.

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare z. Bekim Fazliu kërkoji angazhimin edhe të OSBE-së dhe ODIHR-it që kjo pabarazi dhe padrejtësi të tejkalohet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *