Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Zgjedhjet presidenciale të parëndësishme, për parlamentare të gatshëm (VIDEO)

PDSH: Zgjedhjet presidenciale të parëndësishme, për parlamentare të gatshëm (VIDEO)

Tetovë, 04 shkurt – Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore të PDSH-së në Gostivarë, e cila zgjati disa orë është bërë analizë e situatës politike aktuale për zgjedhjet e shpallura presidenciale dhe paralajmërimet për zgjedhjet e mundshme parlamentare.

Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi, tha se kryesia qendrore konstatoi se për të satën herë edhe kësaj radhe u dëshmua se BDI-ja dhe Ali Ahmeti janë tërësisht të nënshtruar dhe të dorëzuar dhe pranojnë pa asnjë kusht çdo variant të VMRO-DPMNE-së “Paralajmërimi për zgjedhje të parakohëshme parlamentare është skenar i VMRO-DPMNE-së ku BDI heshturazi e pranon cdo variant të VMRO-së. Në analizat e bëra në mbledhjen e kryesisë së PDSH-së u rikonfirmua qëndrimi se zgjedhjet presidenciale janë të parëndësishme dhe nuk sjellin asgjë të re megjithatë situata do të ndiqet dhe varrësisht nga zhvillimet do të sillet vendimi përfundimtar. Për zgjedhjet eventuale të parakohëshme parlamanetare PDSH-ja është gatshme edhe pse VMRO-DPMNE nëpërmjet BDI-së tenton të hyjë në zgjedhje e paaftë për ta zhbllokuar procesin integrues dhe problemet e shumta në vend dhe në vaçanti për ne si PDSH problemet e shqiptarëve dhe me mashtrime të reja para qytetarëve duke mos i zgjidhur problemet e vjetra duan ta marrin pushtetin përsëri”, tha Luan Tresi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *