Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: “Zgjohu” edhe kur zgjohet flet jerm (VIDEO)

PDSH: “Zgjohu” edhe kur zgjohet flet jerm (VIDEO)

11 shkurt – “Zgjohu” edhe në ato pak raste kur zgjohet, fatkeqësisht flet jerm, njëjtë si shefi i vet, Alia. Kur zgjohet “Zgjohu”, zbulon fytyrën e vërtetë, se janë tellall i BDI-së e hiç gjë më shumë, tha Bekim Fazliu në konferencën për shtyp.

Ai më tej tha se apeli i tyre për zgjedhjet presidenciale është identik si i Alisë, ose një president maqedonas që e pëlqen Alia, Artani dhe Ermira, ose BOJKOT!

Fazliu tha se Zgjohu defokuson opinionin nga problemet reale të shqiptarëve ” Zgjimi i “Zgjohut” nxori edhe një herë në dukje vazhdimin e tentimeve për mashtrimin e radhës se opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar si dhe tentimin mjeran për de-fokusimin e opinionit nga temat që kanë të bëjnë me problemet reale të shqiptarëve në Maqedoni”

“Shqiptaret edhe para 5 viteve e kuptuan pa Aline dhe pa “Zgjohun” se roli i Presidentit në Maqedoni është fare i parëndësishëm dhe as që ia vlen të lodhen dhe të merren me ketë pune, prandaj shqiptarët edhe para 5 viteve nuk e votuan Ivanovin, e as në 13 prill nuk do të çajnë kokën që të votojnë vëllezërit e tjerë konsensual të Alisë. Vetëm t’ua përkujtojmë se kush iu dha urdhër anëtareve e simpatizantëve para 5 viteve të votojnë Ivanovin, ishte Alia ai që “ua mbushi mendjen shqiptarëve” se Ivanovi ishte më i miri” tha sot Bekim Fazliu në press konferencë.

Problemi i vërtetë për shqiptarët nuk është se a do të jetë konsensual apo jo presidenti, se edhe ashtu ai vetëm kukull është. Problemi i vërtetë i shqiptarëve është qeveria (VMRO-BDI), sepse pushteti real është aty!

Çdoherë kur BDI, pafalshëm i lëshon pe në Qeveri VMRO-së, që të godasë shqiptarët ”Zgjohu” gjithmonë ngel e përgjumur. Nuk e kemi dëgjuar “Zgjohun” asnjëherë të reagojë për vendosjen e përmendores së “Car Dushanit”, për mos zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për reketin që i bëhet biznesit shqiptar, nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të apelojnë për zbardhjen e rasteve të rrahjeve të fëmijëve dhe nxënësve shqiptarë, të sulmeve ndaj vendbanimeve shqiptare nga huliganët maqedonas, të diskriminimit ekonomik në arsim, kulturë e gjithandej ku shqiptari diskriminohet. Ku është “Zgjohu” që nuk e ngrit zërin ti kërkoj llogari dhe përgjegjësi BDI-së, të kërkoj që BDI ta lëshoj Qeverinë.

“Zgjohu” bën sikur zgjohet vetëm kur nga Reçica i japin urdhër të ftoj gazetarët kinse po flet shoqëria civile, që të mashtroj opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. “Zgjohu” hap gojën vetëm me dy fjali, aq sa ja kanë shkruar shefat e tij, Alia e Artani, dhe këtu mbaron.

Në fund deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu i tha Zgjohut se edhe kur fundoseni bashkë me BDI-në vazhdoni të talleni me shqiptarët. E kjo tallje do t’ju shpjerë në greminë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *