Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski – kandidat i LSDM-së për president

Pendarovski – kandidat i LSDM-së për president

28 shkurt-Pas vlerësimit të kësaj situate, kam sjellë vendim që të pranojë ofertën dhe tani propozimi për kandidaturën hynë në procedurë partiake ku pritet të marrë miratimin në konventën e caktuar të LSDM-së më 4 mars”, deklaroi sot Pendarovski.

Profesori universitar maqedonas Stevo Pendarovski sot konfirmoi ka pranuar ofertën për të qenë kandidati i vetëm i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) për kandidat për president të vendit në garën për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit.

“Sot më është konfirmuar nga LSDM se unë si kandidat i propozuar nga kryesia e kësaj partie kam marrë mbështetjen nga 76 degët e kësaj partie dhe se kam marrë besimin më të madh në elektoratin e opozitës. Pas vlerësimit të kësaj situate, kam sjellë vendim që të pranojë ofertën dhe tani propozimi për kandidaturën hynë në procedurë partiake ku pritet të marrë miratimin në konventën e caktuar të LSDM-së më 4 mars”, deklaroi sot Pendarovski.

Pendarovski nuk është anëtar i LSDM-së, por ai është kryetar i ekipit këshillues të kësaj partie për sigurinë dhe evrointegrimet, që përbëhet nga ekspertë të lëmive të ndryshme. Pendarovski gjithashtu është profesor në Universitetin privat ‘Kolegji Amerikan’ në Shkup. Më parë ai ka qenë këshilltar për çështje të sigurisë në kabinetet e ish-presidentit të ndjerë Boris Trajkovski dhe më pas në kabinetin e presidentit Branko Cërvenkovski deri në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *