Home / Lajme / Maqedoni / Për 40 ditë 20 aksidente nga kasfhët në autostradë (VIDEO)

Për 40 ditë 20 aksidente nga kasfhët në autostradë (VIDEO)

Tetovë, 14 shkurt – Gjatë këtij fillimviti në rrugët e Tetovës dhe rrethinës sidomos në autostradën Shkup- Tetovë – Gostivarë janë regjistruar numër i madh i aksidenteve rrugore, gjegjësisht ku më së shpeshti shkaktarë janë kafshët sidomos qent endacak.

“Për një muaj e gjysëm janë regjistruar rreth 20 aksidente të këtilla në të cilat nuk ka të lënduar por kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Për shkak të këtyre aksidenteve SPB Tetovë në veçanti Stacioni Policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë, do të ndërmarrë aktivitete konkrete për evitimin e këtyre aksidenteve.Shkatërrimi apo mos pasja e mbrojtjeve përgjatë autostradës u mundëson kafshëve që lirshëm të hynë në autostradë. Apelojmë deri tek institucionet kompetente që të reagohet shpejtë për riparimin mburrojave e cila do të risë sigurinë në komunikacion dhe do të ulë numrin e aksidenteve të këtij lloji”, thonë nga policia e Tetovës. SPB Tetovë apelon deri tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm kur lëvizin gjatë orëve të natës në këto akse rrugore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *