Home / Lajme / Maqedoni / Për një javë 3.156 persona të sëmurë nga gripi (VIDEO)

Për një javë 3.156 persona të sëmurë nga gripi (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – Javën e kaluar janë regjistruar gjithsej 3.156 të sëmurë nga gripi, kumtojn nga sektori për kontroll dhe preventiv të sëmundjeve infektive në Shkup. Në krahasim me javën e kaluar numri i të sëmurëve është rritur për 34,3%.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve prej fillimit të sezonit në 2013 deri më sot paraqet 10.934 persona. Në këtë periudhë janë regjistruar tre raste me vdekje, të ndërlidhura me infektim me virusine gripit.

Rasti i fundit është një grua 74 vjeçare, e cila ka qenë në mjekim intensiv një javë në Klinikën për sëmundje infektuese, ndërsa pas zhvillimit masiv të biopneumonidhe përkeqësimit të gjendjes është vendosur në pajisje për ventilimi mekanik në 24 orët e fundit.

Pacientja ka qenë me histori me sëmundje kronike të mushkërive, hypertension dhe dobësi të veshkave. Tek ajo është konfirmuar infektim me influence të virusit A. Numri më i madh i të sëmurëve këtë sezon janë regjistruar në Veles 1.973 dhe në Shkup 1.639 persona.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *