Home / Lajme / Maqedoni / Përleshen grupe të rinjsh në Shkup (VIDEO)

Përleshen grupe të rinjsh në Shkup (VIDEO)

Shkup, 16 shkurt – Pas helmimit të nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar, një ngjarje tjetër e rëndë me protagonistë të rinjtë ka ndodhur në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se nga një përleshje dhe rrahje masive ndërmjet dy grupeve rivale, njëri ka mbetur i shtrirë për toke. Sipas zyrtarëve të MPB-së, ai ka mbetur i lënduar pasi është goditur rëndë. Ngjarja ka ndodhur të ka ndodhur pikërisht në Ditën e të Dashuruarve, e 14 shkurt, pasdite në sheshin Kuzman Josifofski-Pitu në Shkup. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15. Në përleshje fizike janë përfshirë dy grupe të rinjsh – në njërën anë kanë qenë tre banorë të fshatit Elovo. Prej tyre, dy ishin të moshës 18 vjeçare, kurse njëri është 23 vjeç. Kurse grupi tjetër përbëhej nga pesë shtetas të moshës nga 15 deri 22 vjeç. Zyrtarë të MPB –së në Shkup kanë deklaruar se janë duke punuar për zbardhjen e rastit, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ende nuk dihet me saktësi përkatësia etnike e të përfshirëve në këtë akt përleshjeje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *