Home / Lajme / Maqedoni / Policia kontrollon veturat me foli të zeza (VIDEO)

Policia kontrollon veturat me foli të zeza (VIDEO)

Tetovë, 10 shkurt – Gjatë uikendit nga ana e policëve të stacionit për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë janë ndaluar 42 vetura gjatë një aksioni për zbulimin e vozitësve të cilët në veturat e tyre kanë vendosur foli të zeza të patestuara.

Tek 16 vetura është konstatuar se kanë folia të zeza të patestuara dhe vozitësit kanë marrë dënime adekuate. Për këtë lloj kundërvajtje dënimi është 300 euro. “Krahas kësaj, gjatë aksionit është konstatuar se 3 persona kanë vozitur pa leje për qarkullim, 2 kanë qenë të parkuar në udhëkryq, 1 veturë ka qenë me regjistrim të skaduar dhe një vozitës nuk ka respektuar urdhërat e policisë.Atyre që kanë bërë kundërvajtje u janë përgatitur 23 fletëpagesa, ndërsa tre vozitës pa leje për qarkullim janë larguar nga komunikacioni. Dënimet për këto lloj kundërvajtje janë nga 300 deri në 500 euro”, njofton Policia e Tetovës.

Gjatë periudhës së ardhëshme janë planifikuar aktivitete të këtilla para se gjithash në kontrollimin e rregullshëmrisë teknike të automjeteve, por edhe në drejtim se sa vozitësit i respektojnë rregullat dhe shenjat në komunikacion. Sipas policisë, këto kontrolle ndërmeren për të përmirësuar gjendjen në komunikacionin rrugor në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *