Home / Lajme / Rajon / Posti i kryeministrit, i panegociueshëm

Posti i kryeministrit, i panegociueshëm

26 shkurt-Beqiri ka deklaruar se nëse LDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve, në asnjë rrethanë me partnerët e koalicionit nuk do ta negociojë postin e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti do të insistojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 ose 15 qershor të këtij viti.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë këtyre ditëve do të takohet me liderët e partive opozitare për të diskutuar për çështjen e zgjedhjeve parlamentare.

Beqiri ka deklaruar se nëse LDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve, në asnjë rrethanë me partnerët e koalicionit nuk do ta negociojë postin e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në.

“Mendimi im, besoj edhe i shumicës në LDK, është që me PDK-në nuk dëshirojmë të hyjmë në koalicion. PDK-ja nuk ka lenë gjurmë të mirë në qeverisje. Në këtë drejtim LDK-ja dëshiron të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.”, ka deklaruar Beqiri. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *