Home / Lajme / Maqedoni / PPD dorëzoi nënshkrimet për riaktivizmin e partisë (VIDEO)

PPD dorëzoi nënshkrimet për riaktivizmin e partisë (VIDEO)

Tetovë, 7 shkurt – 1021 nënshkrime janë dorëzuar në gjykatën e Tetovës nga ana e këshillit iniciativ për riaktivizmin e Partisë për Prosperitet Demokratik të krahut të udhëhequr nga Abdylhadi Vejselit.

Nënshkrimet janë deponuar bashkë edhe me dokumentacionin e nevojshëm për riregjistrim të partisë në Gjykatën e Tetovës nga ana e Zemri Elezit. “Dorëzuam kërkesën e kompletuar në bazë të ligjit pra me gjithë dokumentacionin dhe deponuam po ashtu edhe 1021 nënshkrim me deklaratat e noterizuara në noter dhe 1021 çertifikata origjinale të shtetësisë dhe prej këtij moment kërkesa jonë procesuohet dhe do vij deri te rregjistrimi i PPD-së”, tha Zemri Elezi anëtar i këshillit për riaktivizmin e PPD-së pas deponimit të nënshkrimeve. Ai është shprehur se ka pasur probleme për shkak të mungesës së formularëve për nënshtetësi. “Nuk kemi pasur vështirësi gjatë grumbullimit të nënshkrimeve, por problem kanë qenë se personat të cilët kanë deponuar nënshkrimin është dashur që të deponojnë edhe çertifikatë për nënshtesi.Ka pasur mungesë të këtyre formularëve prandaj edhe është vonuar dorëzimi i nënëshkrimeve.Edhe ky problem është eliminuar dhe mund të them se PPD-ja u ringjall”, tha Elezi. Ai është pyetur edhe me deklarimet e mëhershme se PPD-ja është shkrirë në PDSH. Zemri Elezi është përgjigjur se PPD-ja nuk është shkrirë por është çregjistruar pasi nuk ishin deponuar nënshkrimet. “Partia për Prosperitet Demokratik nuk është shkri në asnjë parti politike PPD ka funksionuar deri në vitin 2011 atëherë me fuqi ligjore shkaku se udhëheqësia e PPD-së nuk i ka deponuar nënshkrimet në bazë të ligjit dhe ajo është ç`rregjistru, prandaj ky perceptim që krijohet në opinion nga disa individ që mundohen ta bindin opinionin.Nuk është e vërtetë se PPD-ja është shkatëruar apo ka hyjë në PDSH. PPD ka funksionuar por ka pushuar së vepruari në momentin kur nuk janë deponuar nënshkrimet”, tha Elezi. Lidhur me këshillin tjetër inciativ për themelimin e PPD-së, Elezi është shprehur se këshilla iniciativ mund të ketë pasi që është e drejtë e çdo kujt. “Por çështja e regjistrimit të partisë politike është çështje ligjore, çështje e cila kërkon baza ligjore dhe çështje e kompletimit të gjithë dokumentacioneve dhe ne këtë e kemi bërë dhe sot jemi gati, mund të dërgoje kërkesa kush të doje dhe si të doje, por kërkesat duhet të plotësohen me dokumentacione konform ligjeve dhe çka është më e rëndësishmja dhe më kryesorja është nënshkrimet që kërkon ligji 1000 nënshkrime dhe deklaratat e nënshkruara të themeluesve dhe të notarizuara në notar edhe atë personalisht çdo njëri vet të shkoje aty dhe deklaratat e shtetësisë origjinale, ne këtë e kemi bërë komplet , iniciativa mund të ketë por cështja mbetet që organet kompetente të vendosin në bazë të kërkesës e cila është e kompletuar konform ligjit për regjistrimin e partive politike në vend”, deklaroi ai.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *