Home / Lajme / Maqedoni / Projekt për promovimin e dialogut ndëretnik (VIDEO)

Projekt për promovimin e dialogut ndëretnik (VIDEO)

Tetovë, 19 Shkurt – Universiteti Shtetëror i Tetovës ka nënshrkuar marrëveshje bashkëpunim për implementimin e Projektit “Përforcimi i punës rinore ndëretnike në kurikulumin e Fakulteteve për arsimtarët e ardhshëm”.

Ky është projekt i përbashkët ndërmjet organizatës gjermane Kurve Wustrow dhe Qendrës për bashkëpunim Ballkanik LOJA – Tetovë, e që mbështetet nga ana e ambasadës gjermane. Me këtë rast Rektori i USHT-së Vullnet Ameti theksoi se ky bashkëpunim do të ndikoj në forcimin e sitemit arsimor në vend. “Kjo marrëveshje ka për qëllim implementimin e moduleve universitare për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, si dhe të forcojë sistemin arsimor dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore në Maqedoni. Një rëndësi të posaçme, ky projekt i kushton edhe mbështetjes së proceseve demokratike në shoqërinë civile dhe synon një bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim mes grupeve etnike në shoqërinë tonë”, tha Ameti.

Ambasadorja e Gjermanisë Gudurun Steinacker theksoi se me trajnimin e profesorve në këtë projekt do të jetë më e lehtë që në të ardhmen të zgjidhen konfliktet e paraqitura mes shoqërive të ndryshme etnike. “Projekti ka për qëllim trajnimin e profesorve të ardhshëm në fushën interkulturore me zgjidhjen e konflikteve që paraqiten në mes të grupeve etnike në shoqërinë tonë. Me këtë rast dua të falenderoj USHT-në dhe Rektorin Vullnet Ameti për zbatimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm.Ky projet tani më zbatohen në UEJL dhe në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup dhe planifikohet në të ardhmen me Universitetin e Manastirit dhe Shtipit” tha Steinacker.

Njëherit projekti në fjalë është pjesë e shërbimit civil gjerman për paqë (CPS), program i krijuar prej qeverisë gjermane dedikuar përkrahjes së procesit të pajtimit në rajonet postkonfliktuoze.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *