Home / Lajme / Maqedoni / Protestë në Shkup kundër devijimit të Radikës

Protestë në Shkup kundër devijimit të Radikës

9 shkurt-Dibranët kanë kërkuar masovizim maksimal për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku do t`i jepet një sinjal i qartëQeverisë për të ndërprerë këtë projekt të dëmshëm për rajonin e Dibrës, Mavrovës dhe zonës kufitare me Shqipërinë.

Javën e ardhshme është paralajmëruar një protest në Shkup, në organizim të shoqatave dibrane të diasporëës në Itali.

Këto shoqata për të shtunën e ardhshme kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës kundër ndërtimit të Fushës së Lukovës dhe devijimit të lumit të Radikës.

Një protestë e njejtë u mbajt këtë fundjavë në Venecia të Italisë, ku u kërkua ndalimi i realizimit të këtij projekti.

Dibranët kanë kërkuar masovizim maksimal për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku do t`i jepet një sinjal i qartëQeverisë për të ndërprerë këtë projekt të dëmshëm për rajonin e Dibrës, Mavrovës dhe zonës kufitare me Shqipërinë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *