Home / Lajme / Maqedoni / Protestë për Radikën edhe para Komisionit Evropian (VIDEO)

Protestë për Radikën edhe para Komisionit Evropian (VIDEO)

24 Shkurt – “Meqë ELEM-i dhe Qeveria e Maqedonisë nuk ka ndërmend të ndalojë projektin “Fusha e Lukovës” së shpejti do të organizojmë protestë masive para selisë së Komisionit Evropian” deklaroi, Artan Karpuzi, dibrani nga Diaspora e Italisë.

Ai thotë se protesta që ata do ta organizojnë vjen si rrjedhojë e bisedave të përbashkëta mes grupeve të ndryshme që veprojnë dhe bashkëpunojnë për të ndaluar realizimin e projektit të Fushës së Lukovës që do ta dëmtonte lumin Radika dhe natyrën përreth.”I gjithë reagimi jonë vjen në saj të neglizhencës së Qeverisë së FYROM dhe ELEM të cilët nuk lëvizin qëndrimin e tyre për projektin që tanimë e kemi të njohur të gjithë. Së shpejti do të kemi mbledhje dhe takime të ndryshme me banorët e Rekës që jetojnë dhe veprojnë në Diasporën e Italisë, meqë vendet tona na ndajnë në largësi prej 350 km. Pasi të përfundojmë mbledhjet e shumta do të vendosim datën e saktë për protestën e radhës në KE. Vlen të përmendim edhe atë se ne kemi kontaktet tona edhe në Belgjikë dhe Gjermani për të sensibilizuar edhe më shumë problemin e devijimit të lumit Radikë. Ne nuk ndalemi, Radika do të vazhdojë rrjedhën e saj natyrore”, nënvizoi Artan Karpuzi nga Diaspora e Italisë.

Muajt e fundit janë zhvilluar protesta të dibranëve dhe atyre që janë kundër projektit të fjalë, në Dibër, Shkup, në disa qytete të Evropës dhe Amerikë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *